Fleta e punës për nxënësit 8.6: Tabela për shkrimtarët e lajmeve

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës për nxënësit 8.6: Tabela për shkrimtarët e lajmeve

Detyra

Formoni tri ekipe zinxhir.

Shkruani një histori lajmi për debatin dhe paraqiteni artikullin tuaj në mësimin e ardhshëm. Vareni atë në mur, nëse është e mundur në dy ose tri kopje.

Çdo ekip punon për një lloj të ndryshëm gazete/periodiku:

  • gazetë tabloidi;
  • gazetë cilësore;
  • revistë për të rinj.

Profili i tri gazetave – çka presin lexuesit

Ka disa rregulla të përgjithshme për të shkruar një histori të mirë lajmesh – shih Fletën e punës së nxënësit 9.1.

Por, nga ana tjetër, çdo gazetë raporton për një audiencë të ndryshme, kështu që historia juaj e lajmeve duhet t’i drejtohet këtij grupi, në qoftë se dëshironi që lexuesit të blejnë gazetën që ju jep punën tuaj. Kjo do të thotë se, tregimet tuaja të lajmeve do të jenë mjaft të ndryshme, edhe pse po raportoni për të njëjtin debat. Shikoni si bëhet kjo në një gazetë të vërtetë.

Lloji i gazetës

Çfarë presin lexuesit

 

*** prioritet i lartë / ** e rëndësishme / * e bukur për ta pasur

Argëtim Piktura Informacion
(çështje dhe argumente)

Këndvështrim i të rinjve

“prekje personale”
Gazetë tabloidi ** ** ** * ***
Gazetë cilësore * ** *** * *
Revista të rinjsh ** ** ** *** *