9. Përgatitja e sliderave për projektor ose e një prezantimi me PowerPoint

Living Democracy » Textbooks » 9. Përgatitja e sliderave për projektor ose e një prezantimi me PowerPoint

Prezantimi me PowerPoint ose  me projektor,  përdoren  shpesh gjatë prezantimeve dhe rregullat për të dy janë të  njëjtat.

Për krijimin e sliderave kushtojini vëmendje:

  • Shkronja të qarta dhe të lexueshme
  • Përdorni  vetëm një madhësi shkronje
  • Printimi të jetë i madh
  • Të ketë hapësirë ​​të mjaftueshme mes rreshtave
  • Të mos ketë shumë tekst në çdo fletë transparente
  • Në  fletët transparente  të jenë të pastra
  • Hartat dhe grafikët të jenë të mëdha, fotot të jenë të dukshme;
  • Ngjyrat të jenë të ndryshme, po ashtu dhe simbolet;
  • Numri i fletëve transparente nuk duhet të jetë i madh.

Cili është më e mirë – projektori  apo prezantimi me PowerPoint?

Secili ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Këtu do të gjeni disa të dhëna të rëndësishme, që të kuptoni se sa e lehtë do të jetë për ju të zgjidhni për të përdorur mes projektorit apo  prezantimit me PowerPoint.

Cila formë e prezantimit është e duhura  për nevojat tuaja?

Lexoni pikat e mëposhtme për t’ju ndihmuar çfarë mund të zgjidhni.

Projektori   është më i mirë nëse:

  • Ju keni më pak se pesë slidera për të treguar;
  • Ju duhet të tregoni ose të shpjegoni diçka që shprehet në slidera;
  • Ju duhet të shkruani në një slider gjatë prezantimit;
  • Ju duhet të tregoni vetëm një foto në çdo slider;
  • Ju duhet të mbuloni dhe zbuloni diçka në foto;
  • Ju duhet të ndani detyrën në grupin tuaj dhe të caktoni një slider për secilin anëtar të grupit.

Prezantimi me PowerPoint është më i mirë nëse:

  • Ju keni shumë informacion për të paraqitur;
  • Ju keni një numër të madh të slajderash;
  • Ju duhet të tregoni pjesë të informacionit njërën pas tjetrës, në të njëjtin slajder;
  • Ju duhet të tregoni diçka nga Interneti gjatë prezantimit tuaj;
  • Ju duhet të tregoni një videoklip, një imazh digjital ose diçka që ka qenë e ruajtur në kompjuter;
  • Ju duhet të përdorni video në një moment të mëvonshëm në kohë ose ta vini atë së bashku në një mënyrë tjetër.