Kapitulli 6 (Arsimi bazë, klasa 6) – Të drejtat e fëmijëve: një vepër arti!

Living Democracy » Textbooks » Kapitulli 6 (Arsimi bazë, klasa 6) – Të drejtat e fëmijëve: një vepër arti!

A  Planifikimi

 

Çështjet themelore/temat

Detyrat kryesore

Burimet

Mësimi 1

Çfarë është një projekt arti? Si mund të paraqes të drejtat e fëmijëve me mjete artistike?

Nxënësit vendosin se cilin nen të veçantë nga konventa për të drejtat e fëmijëve do të paraqesin si vepër arti dhe zhvillojnë idetë e tyre të para për të.

Disa revista; të drejtat e fëmijëve në karta ose copa letre

Mësimi
2 – 4

Si munden mësuesit dhe nxënësit të mbështesin njëri-tjetrin?

Si i llogaritim ne punëtorët më të ngadaltë dhe më të shpejtë?

Nxënësit realizojnë një ose disa projekte arti.

Ata mësojnë si të japin dhe të pranojnë ndihmë në klasë.

Letra, ngjyra, ngjitës, revista etj.

 

B   Informacion dhe objektiva mësimore

Të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut shpesh janë të lidhura me probleme komplekse politike, sociale dhe personale. Ky projekt vazhdon një traditë që ka shërbyer si pikë referimi, në mënyrë të përsëritur në kontekstin e të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut

Artistët marrin detyrën për të shprehur, përmes imazheve, përmbajtjen e një neni të caktuar ose pjesë të tij. Në këtë mënyrë janë krijuar shumë kartolina, kalendarë, libra dhe madje edhe filma të mrekullueshëm. Për ata nxënës që kanë punuar në projektin e kutive të thesarit në klasë e 3-të, ky projekt arti do të japë një mundësi të mëtejshme për të studiuar të drejtat e fëmijëve më në thellësi.

Ne mendojmë se përdorimi i kësaj tradite (si në rastin e kap. 3, me projektin e kutisë së  thesarit) i qasjes krijuese dhe tërësore është me shumë vlerë: fëmijët duhet të mësojnë për një temë sfiduese edhe artistikisht.  Një deklaratë me gojë ose me shkrim mund të shprehet me imazh, vetëm nëse ajo është kuptuar plotësisht.

Ne rekomandojmë planifikimin e veprimtarive mësimore mjaft herët, për të mundësuar që fotografitë të ekspozohen në Ditën Universale të Fëmijëve, më 20 nëntor, në shkollë, në bashkinë e qytetit ose në një ndërtesë tjetër publike.
V5_P32

Ky objektiv i projektit është kulmi dhe motori i saj, që nxit nxënësit të kryejnë detyrën me kujdesin e krijimtarinë e nevojshme.

Ky mësim ose vetë projekti mund të realizohet në bashkëpunim edukimin pamor ose me aftësimin teknologjik. Fëmijët mund të sugjerojnë dhe kjo mund të bëhet pjesë e planifikimit.Projekti mund të bëhet edhe në bashkëpunim me klasa të tjera.

 

 

C  Pyetjet kryesore për reflektim në orët e të drejtave të fëmijëve

Përjetimi i të drejtave të fëmijëve

Njohja e të drejtave të fëmijëve

Zbatimi i të drejtave të fëmijëve

Mësuesi

Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë?

Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve?

Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen?

Veçanërisht në klasat e artit nxënësit mund të kuptojnë se zhvillimi i mjeteve të tyre individuale të shprehjes është edhe i mundshëm edhe i rëndësishëm. Ata gjejnë mënyra individuale të përfaqësimit të neneve të të drejtave të ndryshme të fëmijëve përmes mjeteve artistike.

Nxënësit janë zgjeruar dhe thelluar njohuritë e tyre dh e të kuptuarit për të drejtat e fëmijëve dhe kanë vlerësuaër në mënyrë kritike disa nga të drejtat kyçe të Konventës së të Drejtave të Fëmijës.

Nxënësit janë emocionalisht të aftë për të kapur shkeljet e të drejtave të fëmijëve dhe për t’i gjykuar ato. Ata e kanë zhvilluar këtë kompetencë përmes qasjes së tyre shumë personale në studimin dhe paraqitjen e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve.

Nxënësit

Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve?

Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë?

Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani?

Ky projekt e ka kthyer klasën dhe të gjithë ndërtesën e shkollës në një vend ku unë kam marrë pjesë në zbukurim dhe ku po ndihem si në shtëpi. Unë mund të shpreh personalitetin tim individual dhe unë trajtohem si një individ.

Së bashku me shokët e mi të shkollës, unë kam studiuar gjerësisht të drejtat e fëmijëve. Unë kam drejtuar shumë pyetje të reja, dhe kam kuptuar se nuk duhet të shqetësohen në qoftë se nuk i kam kuptuar ende të gjitha nenet mbi të drejtat e fëmijëve. Unë do të vazhdoj studimet e mia.

Unë jam bërë më i vetëdijshëm për talentet e mia artistike, dhe tani jam bërë më i guximshme në përdorimin dhe trajnimin e tyre. Ato janë pjesë e personalitetit tim, dhe nganjëherë ato më mundësojë mua për të shprehur më shumë seç mund të bëj me më shumë fjalë apo tekste të gjata. Unë mund të mendoj për një projekt të ngjashëm artesh për të drejtat e fëmijëve me miqtë e mi, të shesim disa fotografi dhe të dhurojmë të ardhurat tona për të mbështetur projekte për fëmijët.

 

D  Procedura

Mësimi 1  (kohëzgjatja rreth 1 ½ mësimi)

Mësuesi prezanton në klasë projektin e ri, në detaje. Është e rëndësishme që fëmijët :

  • mundësisht, të kenë një tjetër  prezatim hyrës për të drejtat e fëmijëve
  • të kuptojnë parimet themelore të projektit dhe synimet e projektit
  • të jenë në gjëndje të parashikojnë kërkesat e planifikimit në kohë
  • të shohin shembuj, të ilustruar me mjete artistike, të të drejtave të fëmijëve.

Mësuesi duhet, jo vetëm të tregojë shembuj të ilustruar të drejtave të ndryshme të njeriut ose të fëmijëve, por duhet edhe të demonstrojë stile dhe qasje të ndryshme, për të mbështetur fëmijët në gjetjen e mjeteve të tyre personale të shprehjes.
Pas prezantimit, nxënësit formojnë grupe të vogla. Çdo grup merr një kopje të deklaratërs së të drejtave të fëmijëve. Detyra: Gjeni tre të drejta për të cilat duhet të krijoni një vepër arti (pikturë, skulpturë, foto etj.)

Pas kësaj, vijohet me diskutim që përfundon me një seancë plenare për të finalizuar punën për të drejtat e fëmijëve. Pastaj, klasa krahason dhe qartëson pjesët e përbashkëta, në mënyrë që zgjidhja të jetë e  kënaqshme për të gjitha grupet.

Grupet duhet të qartësojnë çështje të tilla si:

  • Mendimi i parë për konceptin e pikturës ose objektit të planifikuar;
  • Ngjyrat e zgjedhura
  • Koha e planifikuar
  • Ide për ekspozitën e planifikuar.

Grupet diskutojnë dhe shkëmbejnë  idetë dhe konceptet në klasë.

Detyra për mësimin e ardhshëm është që grupet të formulojnë ide për projektin, të kërkojnë ide për frymëzim dhe informim në gazeta, në internet dhe në biblioteka për të bërë  skica ose përshkrime  dhe të mbledhin materiale. Çdo grup përgatit një prezantim të shkurtër për planin e mësimit të ardhshëm, si pikë nisjeje një të drejtë të fëmijëve dhe të ilustruar me një shembull.

Mësimi 2 (gjysma e parë)

Nxënësit ndajnë dhe komentojnë idetë e tyre. Është e rëndësishme për nxënësit të kuptojnë të drejtat e fëmijëve  dhe të jenë në gjendje të japin shembuj në klasë se si janë plotësuar këto të drejta Nxënësit duhet të jenë të gatshëm të paraqesin idetë dhe planet e tyre përpara klasës. Cila është e drejta e zgjedhur për ta ilustruar, hapat që duhet të ndërmerren dhe në cilën pikë ata do të kenë nevojë për mësuesin ose për shokët e klasës.

Qartësohet edhe koncepti i projektit që do të përfundojë me një ekspozitë që duhet të hapet rreth datës 20 nëntor.

Mësimet e 2 (gjysma e dytë) deri në 4

Nxënësit mund të përdorin gjithë kohën në gjysmën e fundit të mësimit të dytë dhe dy mësimet e mëposhtme për të kryer projektin e tyre. Përvoja ka treguar se nxënësit do të jenë më të motivuar në qoftë se nuk punojnë të izoluar nga njëri-tjetri. Mësuesi duhet t’i nxisë ata që të mos jenë të kënaqur me idenë e tyre të parë.
Mësuesi mund të mbështesë klasën, duke pasur në dorë një koleksion të posterave të artit, ilustrimet nga reklama, diagrame etj, të prerë nga gazetat dhe revistat. Nxënësit mund të sjellin libra dhe revista arti nga shtëpitë e tyre. Ky koleksion me ilustrime nuk duhet domosdoshmërisht të jetë i lidhur me temën e të drejtave të fëmijëve.

Disa sugjerime:

  • Nëse jeni duke planifikuar një ekspozitë në ndërtesën e shkollës, në klasë apo në një ndërtesë publike, sigurohuni që nxënësit të bien dakord për formatin dhe stilin e letrave.
  • Mund të organizohet edhe një konkurs në të cilin mund të marrin pjesë përfaqësues të  pushtetit vendor, një aërtist, një gazetar etj.
  • Nëse projekti përmendet në shtypin vendor, kjo do të ishte motivuese për nxënësit.