Instrumenti 2: Fletë pune për nxënësit, për të reflektuar për të mësuarit e tyre

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 2: Fletë pune për nxënësit, për të reflektuar për të mësuarit e tyre
  • Cilat ishin veprimtaritë e para të të mësuarit?
  • Cilat ishin hapat e mëtejshëm?
  • Kur i lejova vetes një pushim?
  • Sa kohë kam mësuar vetë?
  • Sa kohë kam mësuar së bashku me një tjetër?
  • Kur kam mësuar në një grup?
  • A munda të mësoj në grup?
  • A i kam kryer aktivitetet e mia sipas planit tim?
  • A kam mundur të përqendrohem  në punën time pa u shqetësuar? A kam pasur raste të mungesës së përqendrimit? A duhet të përmirësohet përqendrimi im?
  • A jam i sigurt se kam mësuar mirë?
  • A më ka mërzitur të mësuarit?
  • A ndjej kënaqësi nga të mësuarit?
  • Kur e kam shijuar të mësuarit?
  • A kam qenë i sigurt në suksesin e të mësuarit tim? (Të mësuarit me vetëbesim)
  • Si më lindi interesi për lëndën dhe si fillova të shijoj të mësuarit?
  • Cilat strategji dhe teknika përdora për të mësuarit?
  • A kam mësuar mirë? Çfarë kam bërë mirë, çfarë kam bërë keq?
  • Çfarë ishte e vështirë për mua? Si i kam kapërcyer këto vështirësi?
  • A duhet të punoj më shpejt apo më ngadalë?
  • A ka ndonjë gjë që unë duhet ta ndryshoj?  Si mund ta përmirësoj jetën time?
  • Kjo është ajo që unë do përpiqem të arrij në detyrën time të ardhshme të të mësuarit: …