KAPITULLI 9: MEDIA

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 9: MEDIA

Pjesëmarrja në demokraci përmes mediave

Hyrje për mësuesit

1. Ne marrim pjesë në demokraci nëpërmjet medias

Pjesëmarrja në shoqëri dhe politikë është, në thelb, komunikimi me të tjerët – marrja e dhënia e informacionit nëpërmjet medias. Qytetarët që nuk mund të komunikojnë përmes mediave nuk mund të marrin pjesë në shoqëri apo në politikë.

Media ofron  një numër të larmishëm të mënyrave të komunikimit dhe jep më shumë informacion se kurrë më parë. Por ato kontrollojnë gjithashtu edhe se si ne komunikojmë. Ne jetojmë në një kulturë të medias. Komunikimi modern me bazë median dhe i kontrolluar nga media përbën sfidë për çdo individ.

Nga njëra anë, mediat japin mundësi të shkëlqyera për ata qytetarë që janë të familjarizuar me medien dhe, për këtë arsye, mund  të trajtojnë mediat në mënyrë kritike dhe të qëllimshme, si dhe të përballojnë masën, llojet dhe cilësitë e ndryshme të informacionit të saj.

Nga ana tjetër, mediat përjashtojnë nga pjesëmarrja të gjithë ata që nuk munden të përballojnë e t’i blejnë ato, që nuk kanë aftësi në përdorimin e tyre ose nuk mund të gjykojnë për cilësinë e informacionit.

2. Leximi  i medias – një kompetencë thelbësore në EQD/EDNJ

Njohuritë për mediat janë, ndoshta, kompetencë  thelbësore në EQD/EDNJ. Mësimi për të drejtat e njeriut është i lidhur direkt me njohuritë për mediat. Liria e medias dhe e drejta e qasjes së lirë ndaj informacionit varet nga aftësia për të ushtruar këto të drejta. Nivelet e pabarabarta të njohurive për mediat në një shoqëri krijojnë një dimension të ri të mundësive të pabarabarta dhe formave të reja të përfshirjes dhe të përjashtimit.

Ky  kapitull përpiqet të ndihmojë nxënësit të marrin një hap të rëndësishëm në zhvillimin e njohurive për mediat. Nxënësit përjetojnë ndërtimin e imazhit tonë për realitetin nëpërmjet mediave – si prodhues dhe si marrës i mesazhit mediatik. Në mënyra të ndryshme, të dy palët shërbejnë si vëzhgues dhe përcaktues të rendit të ditës, të efekteve ku bazohet imazhi ynë për botën dhe politikën në veçanti dhe të formuar nga mesazhet e mediave që vijnë në vëmendjen tonë, pasi kanë kaluar përmes dy filtrave – përzgjedhjeve të bëra nga prodhuesit dhe ato të bëra nga ne, përdoruesit e mediave.

Kapitulli përqendrohet në një aspekt të rëndësishëm të njohurive për mediat: të gjitha mesazhet e mediave janë të ndërtuara. Ekziston shumë potenciale për mësimdhënien kroskurrikulare, për shembull, për gjuhën, për të analizuar gjuhën e veçantë të përdorur nga mediat (shih materiale për mësuesit 9A – Mësoni se çfarë të kërkoni, Nr 1 dhe 2).

3. Skicimi i kapitullit

Ky kapitull përqendrohet në pyetjen se si ndodh kontrolli dhe përcaktimi i agjendës në media. Nxënësit i përjetojnë të dy këndvështrimet, të përdoruesve dhe të prodhuesve të mediave, duke vepruar në ato role.

Mësimi 1: Ne jemi rojtarët! Ne vendosim atë që duam të lexojmë.

Mësimet 2 dhe 3: Ne jemi kontrollorët! Ne vendosim se çfarë lajmesh do t’i ofrohen lexuesit për të zgjedhur.

Mësimi 4: A e kontrollojmë ne median – apo media na kontrollon ne? Reflektim.

Në mësimin e parë, nxënësit bëhen të vetëdijshëm për rolin e tyre si kontrollorë të vetes. Ata bëjnë një zgjedhje në mes dy gazetave të ndryshme, zgjedhin një grup informacioni dhe refuzojnë një tjetër. Duke vepruar kështu, ata ushtrojnë të drejtën e tyre njerëzore të qasjes së lirë ndaj informacionit dhe të përzgjedhjes e tij.

Në mësimet dy dhe tre, nxënësit angazhohen në detyrën kryesore, një projekt i vogël në të cilin ata prodhojnë një gazetë muri. Tani ata veprojnë përsëri si kontrollorë, por këtë herë nga ana e dërguesit e jo nga marrësit. Ata ushtrojnë të drejtën e njeriut për një shtyp të lirë të pa censuruar.

Në mësimin e katërt, nxënësit reflektojnë për zgjedhjet e tyre dhe diskutojnë fuqinë e mediave, edhe si instrument i  komunikimit, edhe si pushtet. Ata bëhen të vetëdijshëm për një element të fortë konstruktivist në imazhin tonë për botën, të formuar nga të dy, si prodhuesit, ashtu edhe përfituesit e informacionit.

4. Të mësuarit konstruktivist dhe instruktimi

Kjo kapitull u jep nxënësve kohën dhe lirinë për të mësuarit konstruktivist. Në kontekstin e veçantë të mediave, të mësuarit konstruktivist korrespondon direkt me ndërtimin e mesazheve të mediave nëpërmjet medias. Një mesazh medie është i ndërtuar nga dikush tjetër, me një interes të veçantë dhe synim strategjik në mendje (“të tregojë ose shesë”), dhe nga ana e përdoruesit.

Mësuesi paraqet konceptet e kontrolluesit, vendosjen e rendit të ditës, kulturës së medias, lirisë së mediave dhe qasjen e lirë ndaj informacionit përmes instruktimit, duke i lidhur ato me kontekstin e të mësuarit konstruktivist (shih kutinë me konceptet kyçe më poshtë).

5. Zgjedhja e medias

Ky  kapitull përqendrohet në një media klasike të shtypit, gazetën, e cila nuk është zgjedhja e parë për shumë të rinj sot. Pra, pse duhet që nxënësit të lexojnë dhe prodhojnë gazeta në këtë njësi?

  1. Arsyeja e parë është pragmatike. Studimi i gazetave dhe prodhimi i një gazete të thjeshtë muri kërkon burime që janë në dispozicion kudo dhe mund të ofrohen me një buxhet të ulët.
  2. Nga pikëpamja didaktike, një shembull i thjeshtë vepron më mirë në mësimin e nxënësve me një pjesë të medias së shkruar. Duke shkruar tekste me dorë, duke i prerë, ngjitur dhe vizatuar, nxënësit kthehen te rrënjët e prodhimit të medias. Por, edhe në prodhimin e një gazete të thjeshtë muri, fenomeni themelor i kontrollorit nga redaktorët është pikërisht aty, dhe po ashtu është edhe parimi i ndërtimit të një imazhi të realitetit, domethënë të mesazhit. Sigurisht, këto aspekte themelore janë të pranishëm edhe në të gjitha mediat e tjera – radio, TV, fotografitë e të gjitha kategorive, mënyrat e komunikimit të bazuar në Internet, SMS etj. Por, të gjitha këto media, jo vetëm që kanë kërkesa më të larta në burime dhe  përpjekje shumë më komplekse në prodhimin e medias, dhe në  analizën e medias.
  3. Qasja ndaj gazetave ndjek parimin e kurrikulës spirale në këtë edicion të EQD/EDNJ. Detyra e nxënësit në këtë  kapitull i përgjigjet asaj në kapitullin 7 në vëllimin III, “Jetojmë në demokraci”, për arsimin e mesëm të ulët. Dallimi midis kapitujve qëndron në nivelin e reflektimit që nxënësit janë të aftë të bëjnë.

Konceptet kryesore

Kontrolli

Vetëm një pjesë e vogël e informacionit që dorëzohet çdo ditë te redaktorët e lajmeve shfaqet në shtyp. Redaktorët e lajmeve filtrojnë se çfarë nuk mund të raportohet. Një ndër kriteret  është nëse ky informacion është interesant si lajm,   rëndësishëm ose interesant? Një tjetër kriter është thjesht hapësira që është në dispozicion. Dhe një kriter i tretë është se çfarë lloj balance pret lexuesi – ndërmjet informimit dhe argëtimit, mes politikës, biznesit, sportit, lajmeve për njerëzit e famshëm, etj.

Por edhe lexuesi filtron  shumicën e asaj që japin gazetat. Ne të gjithë e dimë nga përvoja se zakonisht ne marrim një pjesë të vogël të artikujve dhe historive dhe në fund e lëmë mënjanë gazetën pasi kemi lexuar 5-10% të asaj që ofrohet.

Ky parim i kontrollit vlen edhe për masmedia të tjera – TV dhe radio, internet dhe libra.

Vendosja e agjendës

Redaktorët e lajmeve ndikojnë fuqishëm në agjendën politike. Duke sjellë probleme ose skandale të caktuara në vëmendjen e publikut, bën që këto çështje të diskutohen më pas. Shpesh pritet  që hartuesit e politikave të reagojnë në një farë mënyre. Këtu përsëri, lexuesit duhet të luajnë rolin e vet – Si të përgjigjen ndaj çështjeve që i janë ofruar?

Kultura e medias

Ne jetojmë në një kulturë mediash (shih materialet për mësuesit 9A). Në dekadën e kaluar, dolën format e komunikimit dhe transferimit të informacionit bazuar në Internet, të plotësuara me teknologjinë e telefonit celular, të dyja me kërkesa të veçantë për brezin e ri. Përveç kësaj, procesi i globalizimit ka mbështetur sundimin në rritje të mediave. Mesazhet e mediave janë zhvendosur nga ato me bazë tekstin në informacion në ato me bazë imazhin, me një ndikim të fuqishëm në komunikim dhe shprehitë e leximit.

Garantimi i lirisë së informacionit dhe liria e shtypit

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, neni 10.1 (shih Fletën e punës së nxënësit 2.6)

“Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe për të marrë dhe për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht kufijve. …”

Shih gjithashtu Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, neni 19 (dhe Fleta e punës së  nxënësit  2.5).

Të dy, prodhuesit dhe përdoruesit e medias, ushtrojnë një të drejtë themelore të njeriut. Censurimi i këtyre lirive bën dallimin në mes të diktaturave dhe demokracive. Këto liri dhe revolucioni teknologjik që kemi parë pas shpikjes së kompjuterit dhe internetit, i kanë dhënë hov kulturës së medias ku jetojmë sot. Përvoja është dyvlerëshe dhe tipike për proceset e modernizimit: në se ne mund ta përdorim potencialin, kemi fituar; në qoftë se nuk mund të përmbushim kërkesat, kemi humbur. Për këtë arsye, njohuritë për mediat janë kompetencë kyç në EQD/EDNJ.

Zhvillimi Kompetenca: lidhje me  kapitujt e tjera në këtë vëllim

Çfarë tregon kjo tabelë

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e efekteve të sinergjisë midis njësive të këtij manuali. Matrica tregon se çfarë kompetencash janë zhvilluar në kapitullin  9 (rreshtat e errësuar në tabelë). Kolona me kornizë më të theksuar tregon kompetencat në vendimmarrjen dhe veprimin  politik dhe – të kornizuar për shkak të lidhjeve të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat e mëposhtëm tregojnë lidhjet me  kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto  kapitull që mbështesin nxënësit në kapitullin 9?

Si mund të përdoret kjo matricë

Mësuesit mund të përdorin këtë matricë si një mjet për planifikimin e orëve EQD/EDNJ në mënyra të ndryshme.

  • Matrica e bën mësuesin të vetëdijshëm për pasojat e sinergjisë që ndihmojnë nxënësit të trajnohen në kompetencat më të rëndësishme në mënyrë të përsëritur, në kontekste të ndryshme, të ndërlidhura në shumë mënyra.
  • Kjo matricë ndihmon mësuesit të cilët kanë vetëm disa orë në dispozicion për EQD/EDNJ: një mësues mund të zgjedhë vetëm këtë kapitull dhe të heqë të tjerat, pasi ai e di se disa kompetenca kyçe janë zhvilluar në një masë të caktuar në këtë  kapitull – për shembull, kuptimi i rëndësisë së medias së shkruar, ushtrimi i lirive themelore, si dhe tensioni midis barazisë dhe lirisë.
Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave Qëndrimet dhe vlerat
Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë Vendimmarrja dhe veprimi politik
9 Media Ne marrim pjesë në demokraci nëpërmjet komunikimit të bazuar në media Prodhuesit dhe përdoruesit e medias veprojnë si kontrollorë Ndërtimi dhe analiza ei mesazheve të mediave Përdorimi i medias si mjet i transmetimit të pikëpamjeve dhe interesave tona Ndërgjegjësimi e varësisë sonë ndaj një perceptimin realiteti të “dorës së dytë” veçanërisht në politikë
7 Barazia Mundësi të barabarta në pjesëmarrjen varen nga njohuritë për median Ndërgjegjësimi se informacioni është një burim fuqie
8 Liria Liria e medias dhe garantimi i lirisë së informacionit Kontrolli dhe hartimi i agjendës: ushtrimin i të drejtave të njeriut Ndërgjegjësimi se informacioni është një mjet për kontrollin e pushtetit dhe autoritetit
3 Diversiteti dhe pluralizmi Pluralizmi i mendimeve dhe interesave është pasqyruar nga mediat
6 Qeverisja dhe politika Vendosja e agjendës

KAPITULLI  9: Media – Pjesëmarrja në demokraci përmes medieve

Prodhuesit dhe përdoruesit e mediave si kontrollorë dhe përcaktues të agjendës

Tema e mësimit Trajnimi i kompetencave/ objektivat e të mësuarit Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda

Mësimi 1

Ne jemi rojtarët!
Ne vendosim se çfarë duam të lexojmë

Si rojtarë në emër të tyre, nxënësit bëhen të vetëdijshëm për preferencat e tyre për disa media dhe mesazhe. Të dy, prodhuesit dhe përdoruesit e medias veprojnë si rojtarë. Nxënësit reflektojnë për preferencat e tyre për një gazetë të veçantë. Faqet e para të dy gazetave të ndryshme, të nxjerra në të njëjtën ditë. Fletët e punës së nxënësit 9.1-9.3, tabela, lapustila, gërshërë dhe ngjitës. Koleksion i sendeve të mediave të shtypit.

Prezantime plenare dhe diskutime.

Leksion.

Punë në grup.

Mësimi 2 dhe 3

Ne jemi rojtarët!
Ne vendosim se çfarë lajmi do t’i ofrohet lexuesit për të zgjedhur!

Bashkëpunimi në ekip; marrja e vendimeve, rënia dakord për objektivat dhe për orarin.
Menaxhimi i ekipit dhe mbikëqyrja.Redaktorët e mediave ndërtojnë lajmin që i jep formë perceptimit tonë për realitetin.

Nxënësit krijojnë gazetën e tyre të murit.

Ata krahasojnë gazetat e tyre dhe zgjedhjet që kanë bërë.

Fletët e punës së nxënësit 9.2 dhe 9.3. Tabelë, lapustila, gërshërë dhe ngjitës. Mediat e shkruara të gjitha llojeve dhe kategorive. Punë me projekt.

Mësimi 4

A e kontrollojmë ne median – apo media na kontrollon ne?
Reflektim

Reflektimi për zgjedhjet dhe ndikimin e tyre. Mediat janë një instrument i fuqishëm i komunikimit dhe i kontrollit. Nxënësit krahasojnë dhe reflektojnë për zgjedhjet dhe vendimet e tyre. Shfaqja e gazetave të murit.
Materiale për mësuesit 9A.
Raporte, diskutime plenare.
Leksion.