KAPITULLI 5: RREGULLAT DHE LIGJI

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 5: RREGULLAT DHE LIGJI

Cilat rregulla na shërbejnë më mirë?

“Rregullat janë mjete” – një qasje konstruktiviste për të kuptuar institucionet

Ky slogan përmbledh deklaratën kyç në të cilën përqendrohet ky kapitull. Rregullat, ligjet, kushtetutat dhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut mund të përmblidhen nën konceptin e institucioneve. Në këtë manual, institucionet shihen si produkte – njerëzit i krijuan këto institucione që të shërbejnë për një qëllim të caktuar. Në këtë kuptim, “rregullat – ose po të flasim në përgjithësi, institucionet – janë mjete”.

Institucionet janë mjete që shërbejnë për qëllime të tilla si këto në vijim:

  • Ato zgjidhin problemet serioze në shoqëri;
  • Ato neutralizojnë burimet potenciale të konfliktit, pasi prodhojnë stabilitet dhe siguri;
  • Ato përcaktojnë marrëdhëniet e pushtetit mes grupeve me interesa të ndryshme në shoqëri; ato pastaj mund të mbrojnë të dobëtit, ose të japin ekskluzivisht mjetet e pushtetit tek një grup, apo edhe individ i caktuar.

Prandaj, për të kuptuar institucionet ne duhet të kuptojmë qëllimin ose interesin që krijuesit e tyre kishin në mendje. Institucionet janë sisteme komplekse për të zgjidhur problemet komplekse. Ato dalin nga proceset e negocimit dhe konfliktit, revolucionit apo reformës. Në demokraci, zhvillimi institucional është një proces i të mësuarit kolektiv që vetëzhvillohet në një kuadër të rregullave proceduriale, kështu që kushtetuta duhet të modifikohet me kujdes dhe me përgjegjësi.

Nxënësit kuptojnë institucionet përmes hartimit të një institucioni

Ky depërtim kyç – dimensioni konstruktivist në zhvillimin institucional – është reflektuar në detyrën kryesore të këtij kapitulli. Nxënësit përballen me një problem politik dhe kanë për detyrë të sajojnë një kuadër rregullash për ta zgjidhur. Ata bëhen të vetëdijshëm për problemet që krijuesit e institucioneve duhet të përballin dhe mund të analizojnë kushtetutën dhe ligjet e vendit të tyre dhe të drejtat e njeriut, me një sy të mprehtë, duke u fokusuar në qëllimin e institucioneve, në vend të copave të izoluara të rregullave dhe rregulloreve.

Ky version i kapitullit 5 është projektuar si një zgjatim i kapitullit 4, por mund të përdoret gjithashtu si një  kapitull e veçantë me katër mësime (shih më poshtë për detaje të mëtejshme për këtë alternativë). Të dy variantet vendosin të njëjtën detyrë dhe përqendrohen në të njëjtën çështje. Problemi me të cilin do të përballen nxënësit është se si një komunitet i peshkatarëve duhet te menaxhojë në mënyrë të qëndrueshme burimet e tyre të përbashkëta, sasinë e peshqve në një liqen (për një model të qëllimeve të qëndrueshmërisë, shiko Fletën e punës së  nxënësit  4.2). Të paktën, duhet të zgjidhen këto katër probleme:

  1. Si munden peshkatarët të shmangin mbipeshkimin dhe shkatërrimin e sasisë së tyre të peshkut?
  2. Si munden peshkatarët të arrijnë një prodhim maksimal?
  3. Si munden peshkatarët të arrijnë një shpërndarje të drejtë të të ardhurave të tyre?
  4. Si munden peshkatarët të arrijnë këto qëllime në një afat të gjatë, sot dhe në të ardhmen?

Nxënësit e dinë çelësin për zgjidhjen e këtyre problemeve. Fleta e punës së  nxënësit  4.4 jep shifrat për të sasinë optimale të qëndrueshme të peshkut (42 ton). Peshkatarët kanë nevojë për një kuadër rregullash që të kontrollojë sjelljen e tyre për të arritur këto qëllime. Detyra e nxënësit është që të hartojë këtë kornizë. Përgjithësisht, ata mund të zgjedhin qasjen e tyre midis “shtetit” dhe “kontratës”. Të dyja kanë pikat e tyre të forta dhe të metat e tyre (shih fletën e punës së  nxënësit  5.2).

Të dyja qasjet, në disa raste, kanë ecur me sukses dhe, në disa të tjera, të dyja kanë dështuar në të tjera.14 Për të qenë të sigurtë nëse zgjidhja e nxënësve ecën ose jo, ajo duhet vënë në provë, që do të thotë luajtja e disa raundeve të lojës së peshkimit (shih kapitulli 4) në një zgjerim të kësaj njësie. Për këtë arsye, kapitujt 4 dhe 5 mund të kombinohen për të siguruar një laborator për krijim institucionesh dhe menaxhim të burimeve të qëndrueshme – një projekt interesant, por që kërkon shumë kohë.

Kapitulli – një model i realitetit

Ashtu sikundër kapitulli  4, ky  kapitull është konceptuar gjithashtu si një lojë. Nxënësit janë larguar nga kapitulli 4 me një ide për të zgjidhur problemin e mbipeshkimit, duke përvetësuar qëllimin e qëndrueshmërisë (shih fletën e punës së  nxënësit 4.2). Ata kanë diskutuar se çfarë tipi i kuadrit institucional do të ishte i përshtatshëm (mësimi 4), por nuk e kanë hulumtuar këtë çështje në thellësi. Ky version i kapitullit 5 është një vazhdim i lojës së peshkimit, por me një fokus të ndryshëm: cilat rregulla ose ligje i shërbejnë më mirë komunitetit të peshkimit?

Kapitulli 5 simulon procesin e hartimit dhe të rënit dakord për një kornizë institucionale për komunitetin e peshkimit. Prandaj nxënësit marrin përsëri rolet e tyre si anëtarë të komunitetit të peshkimit, por detyra e tyre është e ndryshme. Ata do të hartojnë një kuadër rregullash. Ky është një model që redukton kompleksitetin, me qëllim që të përqendrohemi në aspekte të caktuara që janë të rëndësishme për problemin që po studiohet. Kjo  lojë nuk bën përjashtim. Këtu, lojtarët nuk duhet të shqetësohen për peshkimin dhe sigurimin e jetesës se tyre. Nuk ka fuqi të jashtme që të ndërpresë diskutimet e tyre. Modeli i lojës fokusohet në krijimin e një kuadri rregullash. Ashtu si në të vërtetë, negociatat mund të dështojnë – lojtarët mund të mos arrijnë një marrëveshje. Në këtë aspekt, kriteret e suksesit për negociata politike dhe procesi i të mësuarit në EQD/EDNJ ndryshojnë. Nxënësit mund të mësojnë shumë nga dështimi i tyre në arritjen e një marrëveshje.

Roli i mësuesit – menaxher i lojës dhe drejtues

Si menaxher loje, mësuesi ka (akoma) më pak të dhëna për të ofruar se sa gjatë lojës së peshkimit. Ai vepron si menaxher kohe,  për t’i dhënë strukturën procesit. Përndryshe, një lojë e tillë nuk do të mund të zhvillohet në klasat e EQD/EDNJ. Mësuesi nuk duhet të nxisë nxënësit që të bëjnë zgjedhje të caktuara. Procesi i vendimmarrjes është pa përfundim të caktuar – ai mund të dështojë, nëse nxënësit nuk bien dakord për një draft kuadër, pasi këtu  janë të mundshme zgjedhje të ndryshme. Arsyet e nxënësve për zgjedhjet e tyre janë aq interesante sa edhe vetë rezultati.

Si të përdorin kapitullin 5 si një  kapitull të veçantë me katër mësime

Dizajni bazë i kapitullit mbetet i njëjtë. Ndryshimet e mëposhtme lejojnë njësinë që të përdoret si një  kapitull me katër mësime:

  • Nxënësit veprojnë më shumë si këshilltarë për komunitetin e peshkimit se sa si qytetarë. Këshilltarët formojnë ekipe për hartimin e kornizave të rregullave, i diskutojnë ato dhe, në fund, bien dakord për modelin që duan të sugjerojnë për komunitetin.
  • Mësimi i parë i përkushtohet studimit të problemit. Nxënësve iu është dhënë historia e rastit për konfliktin për peshkimin (Fleta e punës së  nxënësit  4.1, dhe zgjidhja e problemit të qëndrueshmërisë – Fletëa e punës së  nxënësit  4.2, 4.4). Nxënësit, për këtë arsye, nuk është e nevojshme të zgjidhin këtë problem, por mund të përqendrohen në çështjen e rregullave, në mnyrë  që peshkatarët të mund të inkurajohen, kontrollohen apo edhe të detyrohen, për të mbështetur qëllimin e peshkimit të qëndrueshëm. Nxënësit duhet të merren edhe me çështjen e pronës.

Me këto ndryshime, njësia mund të ndjekë dizajnin e sugjeruar për versionin e integruar të kapitullit 5.

Zhvillimi i Kompetencave: lidhje me  kapitujt e tjera në këtë vëllim

Çfarë tregon kjo tabelë?

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e efekteve të sinergjisë midis kapitujve në këtë manual. Matrica tregon se çfarë kompetencash janë zhvilluar në kapitullin 5 (rreshti i theksuar në tabelë). Kolona e kufizuar me kornizë të theksuar tregon kompetencat e vendimmarrjes dhe veprimit politik, të theksuara për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat e mëposhtme tregojnë lidhjet me  kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto  kapitull që mbështesin nxënësit në kapitullin 5?

Si mund të përdoret kjo matricë

Mësuesit mund të përdorin këtë matricë si një mjet për planifikimin e klasave të tyre EQD/EDNJ në mënyra të ndryshme.

  • Kjo matricë ndihmon mësuesit që kanë marrë pjesë vetëm në  disa ore mësimi në EQD/EDNJ: Mësuesi mund të zgjedhë vetëm këtë  kapitull dhe të heqë të tjerat, pasi ai  e di se disa kompetenca kyçe janë zhvilluar, në një masë të caktuar, në këtë  kapitull – për shembull, analiza e një problemi, duke gjykuar efektin e rregullave dhe duke eksploruar rëndësinë e përgjegjësisë personale.
  • Matrica ndihmon mësuesit të përdorin pasojat sinergjike që ndihmojnë nxënësit të trajnohen në kompetenca të rëndësishme në mënyrë të përsëritur, në kontekste të ndryshme që janë të lidhura në shumë mënyra. Në këtë rast mësuesi zgjedh dhe kombinon disa njësi.

     

    Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave Qëndrimet dhe vlerat
    Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë Vendimmarrja dhe veprimi politik
    5 Rregullat dhe ligji Projekti bazë i kuadrit institucional dhe urdhëresat e pronës

    Puna në ekip, menaxhimi i kohës

    Krahasimi

    Zgjedhja

    Kontrata shoqërore ose marrëveshja për sugjerimin e një mundësie tjetër Vlerësimi i rregullave dhe ligjeve në konfliktet civilizues
    4 Konflikti Mungesa e rregullave krijon konflikt Përballja me kushtet informale të interesave në konflikt
    2 Përgjegjësia Ushtrimi i lirisë kërkon një kuadër të rregullave për të mbrojtur të dobëtit Trajtimi i dilemave, prioritetet Ndërgjegjësimi për pasojat e vendimeve tona
    8 Liria Vlerësimi i dimensionit kulturor të demokracisë Debati, argumentimi i një qëndrimi Liria dhe kufizimi i saj Njohja reciproke
    6 Qeveria dhe politika Rregullat dhe ligjet janë mjete të rëndësishme për të zgjidhur problemet dhe konfliktet Kompromisi, prova e gabimi në proceset e vendimmarrjes

     

    KAPITULLI 5: Rregullat dhe ligji – Cilat rregulla na shërbejnë më mirë?

    Një lojë vendimmarrjeje

    Tema e mësimit Trajnimi i kompetencave /objektivat e të mësuarit Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda

    Mësimi 1 dhe 2

    Pse një komunitet ha nevojë për rregulla?

    Të menduarit analitik, planifikimi i detyrës. Identifikimi i një problem politik. Një kuadër i rregullave është shtylla kurrizore institucionale e një komuniteti.
    Hierarkia dhe rrjetet – dy sisteme rregullash; prona publike dhe private.

    Nxënësit hartojnë një kuadër rregullash për komunitetin e tyre.

    Nxënësit përgatisin prezantimet e tyre.

    Fletët e punës së  nxënësit  5.1, 5.2, 5.4.

    Tabelë dhe lapustila, fletë transparente ose fletë pune.

    Lojë me vendimmarrje.

    Punë  me projekt.

    Mësimi 3

    Çfarë rregullash na shërbejnë më mirë?

    Të menduarit analitik: krahasim i drejtuar nga kriteret.
    Gjykimi: përzgjedhja e kritereve dhe qëllimeve. Qëndrimet dhe vlerat: njohja reciproke. Efikasiteti, kontrolli i pushtetit, zbatimi i rregullave, mundësia, drejtësia.

    Nxënësit krahasojnë dhe gjykojnë draftet e tyre.

    Detyrë shtëpie: nxënësit marrin vendimet e tyre për draftin kuadër dhe projekt rregullat për konferencën.

    Fletët e punës së  nxënësit  5.3, 5.4.

    Tabelë.

    Prezantime.

    Diskutim.

    .

    Mësimi 4

    Konferenca

    Marrja e një vendimi. Kompromisi, konsensus.

    Nxënësit përpiqen të arrijnë një vendim unanim.

    Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre.

    Fletët e punës së  nxënësit  5,4-5,6.

    Votim.

    Leksion i  mësuesit dhe diskutim.

    14. Shih Elinor Ostrom, Governing the Commons. The evolution of institutions for collective action, Cambridge University Press 1990.