Instrumenti 14: Si të vëmë një pjesë në skenë

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 14: Si të vëmë një pjesë në skenë

Aktrimi i pjesëve është një mënyrë e mirë për të pasqyruar jetën e njeriut. Ju mund të krijoni  skena duke përdorur një foto, një pjesë muzikore ose një objekt. Kur ju aktroni, ju merrni një rol. Kjo do të thotë që, ju përpiqeni të merrni ndjenjat e një personi të caktuar dhe të veproni si ai. Pas shfaqjes, të gjithë do të jenë në gjendje të mendojnë se cilat pjesë të shfaqjes ishin “të vërteta” dhe cilat ishin pjesë imagjinare.

Aktrimi i “Lirë”

  • Shkruani fjalët kyç që përfaqësojnë lojën.
  • Vendosni kush do të luajë secilin rol dhe çfarë është e rëndësishme për t’u mbajtur mend në çdo rol.
  • Mblidhni të gjitha materialet e nevojshme.
  • Përsëritni tekstin.
  • Përgatitni skenën.
  • Shijoni shfaqjen.

Më pas, diskutoni pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë mundët të shihnit?
  • A u kuptua gjithçka?
  • Çfarë ishte e mirë?
  • A mungonte ndonjë gjë sipas mendimit tuaj?
  • A kishte teprime?
  • Çfarë pyetjesh kemi në lidhje me përmbajtjen?

Krijimi i lojës aktoriale nga një tekst

Lexoni historinë së bashku dhe krijoni skena:

  • Kush ishte i përfshirë? Ku ka ndodhur ajo?
  • Si e kanë trajtuar njerëzit situatën? Çfarë thanë ata?
  • Si reaguan të tjerët?
  • Si përfundoi historia?
  • Vendosni për  numrin e akteve të shfaqjes.
  • Kush do të luajë rolet? Çfarë kostumet nevojiten?
  • Përsëritni lojën tuaj.
  • Vlerësoni lojën tuaj së bashku me shokët e klasës.

Krijimi i lojës aktoriale nga një imazh

  • Kërkoni një foto që mund të përdoret si bazë për një dramë.
  • Imagjinoni veten në foto.
  • Mblidhni ide: si jetonin njerëzit që shihni në foto? Për çfarë janë ata të lumtur? Cilat janë pakënaqësitë e tyre?
  • Krijoni një lojë aktoriale duke përdorur këtë foto dhe shënoni fjalët kyçe për çdo skenë.
  • Vendosni për numrin e akteve.
  • Vendosni kush do të luajë në role dhe çfarë është e rëndësishme në secilin rol.
  • Përsëritni lojën dhe gjeni materialet e veshjet.
  • Përgatisni skenën dhe ftoni të ftuarit.
  • Vlerësoni lojën tuaj së bashku me shokët e klasës.