Instrumenti 12: Si të paraqesim idetë tona përmes fletëve transparente ose power point

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 12: Si të paraqesim idetë tona përmes fletëve transparente ose power point

Shpesh herë prezantimet paraqiten  në PowerPoint ose me fletë transparente në një  projektor.

Rregullat janë të njëjta për të dyja mënyrat.
Kur krijoni një fletë transparente për paraqitje me projektor, bëni kujdes që:

  • shkrimi të jetë i qartë dhe i lexueshëm;
  • të përdoret  vetëm një lloj shkronje;
  • të ketë hapësirë të mjaftueshme mes rreshtave;
  • të mos ketë shumë tekst të shkruar;
  • fletat transparente të jenë të pastra, pa njolla;
  • fotot, hartat dhe grafikët të jenë qartësisht të dallueshëm;
  • të përdoren vetëm pak ngjyra dhe simbole të ndryshme;
  • numri  fletëve të mos jetë i madh.

Cila është zgjedhje më e mirë: projektorët me fletë transparente apo një prezantim në PowerPoint?

Për secilin ka avantazhe dhe dizavantazhe. Këtu do të gjeni disa të dhëna të rëndësishme që mund t’jua bëjnë më të lehtë zgjedhjen mes tyre.
Cila prej tyre i shërben më mirë qëllimit tuaj?
Lexoni pikat e mëposhtme për të ndihmuar në zgjedhjen tuaj.

Projektorët janë të mirë në qoftë se ju:

  • keni më pak se pesë fleta transparente për të paraqitur;
  • dëshironi të tregoni ose të shpjegoni diçka në mes shfaqjes së fletave transparente;
  • dëshironi të shkruani në një fletë transparente gjatë prezantimit;
  • dëshironi vetëm të tregoni një foto në çdo fletë transparente;
  • dëshironi të mbuloni dhe zbuloni diçka në foto;
  • dëshironi të ndani detyrën në grupin tuaj dhe të caktoni një fletë transparente për secilin anëtar të grupit.

Prezantimet në PowerPoint janë të mira, në qoftë se ju:

  • keni shumë informacion për të paraqitur;
  • keni një numër të madh sliderash;
  • dëshironi të tregoni pjesë informacioni njëra pas tjetrës në të njëjtën slider;
  • dëshironi të tregoni diçka nga Interneti gjatë prezantimit tuaj;
  • dëshironi të tregoni një videoklip, një imazh dixhital ose diçka që është e ruajtur në kompjuterin tuaj;
  • të përdorni këtë video në një moment të mëvonshëm në kohë ose ta paraqitni atë në një mënyrë krejt tjetër.