Prospektet për nxënës 3.4: Banorët e ishullit dhe ardhësit (kolonët) (skedat e roleve)

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 3.4: Banorët e ishullit dhe ardhësit (kolonët) (skedat e roleve)

Grupi 1: Banorët e ishullit

Ju jeni një grup i banorëve të ishullit. Populli juaj ka jetuar në këtë ishull me mijëra vjet. Stërgjyshërit tuaj janë varrosur në vende të shenjta në malet e këtushme dhe ju besoni se shpirtrat e tyre akoma ndodhen aty.

Ju bëni një mënyrë shumë të thjeshtë jetese. Gratë kujdesen për fëmijët kurse burrat bredhin nëpër tërë ishullin duke gjuajtur shtazë dhe duke mbledhur ushqim nga vegjetacioni i bollshëm. Populli juaj beson se çdokush ka përgjegjësi që të ruajë natyrën dhe ta lë atë të padëmtuar për gjeneratën e ardhshme. Armët tuaja janë shtizat, harqet, shigjetat dhe kurthet për shtazë.

Religjioni juaj bazohet në admirimin e natyrës dhe kultura juaj në rëndësinë e komunitetit. Kur pakësohet ushqimi, të gjithë e ndajnë atë mes veti dhe njerëzit punojnë shumë për njëri tjetrin. Kur ushqimi është i bollshëm, njerëzit mblidhen së bashku për të kënduar, vallëzuar dhe për të treguar rrëfime. Populli juaj nuk kanë nevojë për shkrimin.

Ju keni shumë pak ligje. Prijësi i fisit, mund të bëjë ligje të reja po qe nevoja. Ai mund edhe të arbitrojë në konteste në mes të pjesëtarëve të komunitetit tuaj.

Grupi 2: Ardhësit  (Kolonët)

Ju jeni me një grup njerëzish të cilët keni lundruar nga Evropa, me shpresën që të gjeni një mënyrë të re të jetesës për ju dhe familjen tuaj. Doni të gjeni njërën prej tokave të reja që janë zbuluar në pjesën tjetër të botës. Ju shpresoni të vendoseni aty për të ndërtuar shtëpia dhe ferma të reja dhe të bëheni të suksesshëm.

Ju me vete merrni mjete për lëvrimini e tokës dhe armë për gjueti. Kultura juaj bazohet në edukim dhe shumë punë. Çdokush synon që të bëhet i suksesshëm dhe të jetë i patrazuar. Nuk keni asnjë religjion por besoni se njerëzit duhet të kenë të drejtë të ndjekin besimin e tyre.

Ju doni t’i zgjidhni gjërat në mënyrë demokratike në komunitetin tuaj të ri. Keni ardh nga një shoqëri ku vetëm një grup elitë ka pasur pushtetin dhe ku ka pasur pabarazi të mëdha lidhur me pasurinë. Ju doni të ndërtoni një shoqëri ku të gjithë njerëzit janë të barabartë ose ku çdokujt i ofrohet mundësia e njëjtë për të arritur sukses.