7.1 Kufizimet e edukimit tradicional të qytetarisë

Living Democracy » Textbooks » 7.1 Kufizimet e edukimit tradicional të qytetarisë

Në mësimdhënien tradicionale që bazohet te përmbajtja, edukimi qytetar përqendrohet tek faktet dhe informacioni rreth kuadrit institucional të vendit. Përmbajtja ka qenë pak a shumë “pa kohë”   dhe mund tëmësohet dhe të testohet sistematikisht. Nga këndvështrimi i nxënësit, ka pak ndryshim ndërmjet tëmësuarit përmendësh të fakteve rreth  parlamentit ose rreth specieve të ndryshme të peshqëve të ujëra tëëmbla për qëllimet e njëtesti të sotëm, por të harruara nesër. Një qasje e tillë nuk ofron vlera të shtuara për edukimin e qytetarëve në komunitete demokratike,  të bazuara në të drejtat e njeriut.