Prospektet për nxënës 4.3: Pesë raste të konfliktit të të drejtave të njeriut

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 4.3: Pesë raste të konfliktit të të drejtave të njeriut

Rasti 1

Max-i është një djalë tetëvjeçar, i cili është plagosur rëndë në një aksident dhe urgjentisht i nevojitet transfuzion i gjakut në një spital. Mirëpo, babai i tij e ndalon stafin e spitalit që ta bëjë këtë për arsye religjioze. Nëna e tij dhe mjekët duan t’ia shpëtojnë atij jetën.

Rasti 2

Në një spital punojnë vetëm një numër i kufizuar i njerëzve në repartin e emergjencës. Është një mbrëmje me plot tension dhe e lirë është vetëm një dhomë për vetëm një person për t’ju ofruar trajtim emergjent i menjëhershëm. Meqë jetët e dy personave janë akoma në rrezik, mjekët duhet të vendosin nëse do të trajtojnë një fëmijë të vogël apo një afarist të suksesshëm.

Rasti 3

Gus-i është anëtar shumë i respektuar i një partie religjioze politike, që fuqishëm thekson vlerat familjare. Një gazetar i cili viziton selinë e partisë zbulon, rastësisht, një grumbull letrash personale nga X, nga të cilat ai mund të konstatojë pa dyshim se Gus-i ka një marrëdhënie jashtëmartesore. Gazetari e boton këtë tregim.

Rasti 4

Youtchou jeton në një shtet të Botë së Tretë. Ai është i varfër dhe është në gjendje të plotësojë nevojat e tij themelore, por asgjë më shumë. Ai do të dëshironte të fillonte studimet, por nuk mund të sigurojë mjetet e nevojshme për këtë. Shteti i tij nuk është në gjendje t’i sigurojë atij burimet e nevojshme, meqë gjendja e ekonomisë është shumë e keqe, dhe shteti duhet të përdorë të gjitha resurset në dispozicion për të mbuluar nevojat themelore të popullatës.

Rasti 5

Autoritetet lokale planifikojnë ndërtimin e një shkolle të re në një pjesë të sipërfaqes tokësore, që është një nga vendet e rralla ku fëmijët akoma mund të luajnë.