Pjesa 3 – Instrumente për mësimdhënien dhe të mësuarit e demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Living Democracy » Textbooks » Pjesa 3 – Instrumente për mësimdhënien dhe të mësuarit e demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Në EQD/EDNJ, dhe në mësimdhënien në përgjithësi, për mësuesin është e rëndësishme të reflektojë për objektivat dhe të sqarojë arsyet për zgjedhjet dhe prioritetet që duhet të realizohen në mënyrë të pashmangshme. Ai dëshiron të dijë se çfarë duhet të mësojnë nxënësit në EQD/EDNJ. Nëse nxënësve u duhet të mësojnë si të marrin pjesë si qytetarë në komunitetin e tyre demokratik, ata duhet të zhvillojnë kompetencat e analizës politike dhe gjykimit, kur këto kanë të bëjnë me problemet dhe çështjet politike, kompetencat e pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse politike, si dhe një përmbledhje të aftësive metodike. Kjo është e mundur vetëm në qoftë se ata do të mund të mësojnë në mënyra të ndryshme dhe të pavarur. Për ta bërë këtë, ata kanë nevojë për mbështetje. E njëjta gjë është e vërtetë për profesionin e mësimdhënies. Çdo specialist përdor mjetet e tij të veçantë. Ne paraqesim disa për mësuesit dhe disa për nxënësit që mbështesin, veçanërisht, EQD/EDNJ. Ato e bëjnë individin të pavarur. Pavarësia, për çdo qenie njerëzore, është edhe një qëllim në vetvete.