2 – Fletë pune 3: Përzgjedhja e metodave të përshtatshme të mësimdhënies dhe të nxënit

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 3: Përzgjedhja e metodave të përshtatshme të mësimdhënies dhe të nxënit

Në zgjedhjen e një forme të caktuar të mësimdhënies mësuesi  merr vendime se si duhet të krijohen dhe të organizohen njësitë  e mësimdhënies dhe mjedisit të të mësuarit. Kjo të çon në pyetjen se cilat forma të mësimdhënies, të mësuarit dhe të ndërveprimit shoqëror duhet të përfshihen dhe të harmonizohen me njëra-tjetrën, cila është  koha  e nevojshme për çdo hap mësimor dhe cilat janë materialet më të përshtatshme për këtë qëllim. Pyetjet në vijim ndihmojnë procesin e përzgjedhjes:

  • Çfarë forma të mësimdhënies do të mbështesin proceset e synuara të të mësuarit?
  • Cilat forma të ndërveprimit shoqëror do të përzgjedh?
  • Çfarë strukturash dhe ritmi do të përzgjedh për kursin?
  • Deri në çfarë shkalle, nxënësit mund të marrin pjesë në planifikimin e mësimit dhe në përzgjedhjen e formës së mësimdhënies?
  • Duke pasur parasysh tablonë ekzistuese të kushteve të jashtme, cilat qasje të mësimdhënies janë të realizueshme?
  • Në cilat metoda dhe stil mësimdhënieje unë jam më i efektshëm?
  • Çfarë mund të bëj unë për krijimin e një atmosferë të mirë të mësuari   së bashku me nxënësit?
  • A është stili i mësimdhënies sime i drejtë si për djemtë edhe vajzat?
  • A inkurajojnë mësimet bashkëpunimin në klasë?
  • A janë lënë hapësira të lira (zona, qoshe) ku nxënësit mund të tërhiqen të punojnë individualisht ose në grupe?
  • A është klasa gjithmonë vendi më i mirë për të mësuar? A duhet të ndryshohet ose të ristrukturohet ajo? A ekzistojnë mjedise mësimore për qëllime të veçanta? A mund të jenë të dobishme ekskursionet ose eksplorimet ?
  • Sa liri mund t’u ofroj nxënësve të mi; si t’i vlerësoj aftësitë e tyre?
  • A duhet të gjithë nxënësit të mësojnë në bazë të një rruge të paracaktuar? A është qasja ime e mësimit aq e individualizuar dhe aq fleksibile sa të përmbushë nevoja, ritme dhe aftësi të ndryshme të të mësuarit?
  • A kanë nxënësit mundësi të zgjedhin  procedura të ndryshme të mësuari?
  • Cilën pjesë të detyrave të shtëpisë kam në mendje?
  • Cilat forma të ndërveprimit shoqëror janë të përshtatshme për zgjidhje  në përputhje me veçoritë e  kushteve, objektivave, përmbajtjes dhe proceseve të të mësuarit (punë individuale, punë në çifte, në grupe të vogla ose të mëdha)?