1.3 Përmasa kulturore e EQD/EDNJ: të mësuarit “përmes” demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Living Democracy » Textbooks » 1.3 Përmasa kulturore e EQD/EDNJ: të mësuarit “përmes” demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Njohuritë dhe aftësitë mund të lehtësojnë pjesëmarrjen në demokraci, por ato jo domosdoshmërisht  e kthejnë një person në demokrat. Për shembull, kjo përvojë, në duart e racistëve, mund të përdoret si armë për të sulmuar një komunitet demokratik të  bazuar në të drejtat e njeriut. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, njohuritë dhe aftësitë, të pa shoqëruara dhe të pa mbështetura nga vlerat e të drejtave të njeriut nuk kanë vlerë  për demokracinë. Për këtë arsye, EQD/EDNJ përfshin një përmasë kulturore. Kultura e të mësuarit (mësimdhënia dhe tëmësuarit) duhet të pasqyrojë mesazhet e EQD/EDNJ.

Kur nxënësit fitojnë njohuri përmes procesit të mësimdhënies (dëgjimi i një leksioni, leximi) dhe kompetenca përmes trajnimit (demostrim, praktikë dhe drejtim nga trajneri), ata zhvillojnë vlerat dhe qëndrimet përmes përvojës.Për shembull, të rinjtë ndërtojnë sistemin e tyre të vetvlerësimit, të nxitur nga prindërit dhe mësuesit. Por, vetëm nxënësit që janë trajtuar me respekt nga mësuesit  mund të sillen po me respekt me shokët e tyre. Vlerat e të drejtave të njeriut fitohen përmes një procesi shoqërizimi në shkollë – mësimdhënia “përmes”, ose nën frymën e demokracisë dhe të drejtave të njeirut.

Vlerat e të drejtave të njeriut janë përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, Këshilli i Europës dhe organizata të tjera  dhe përfshijnë parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit; pjesëmarrjen,  përfshirjen dhe llogaridhënien.

Ndërsa të mësuarit  “rreth” demokracisë dhe të drejtave të njeriut mund të realizohet përmes lëndëve të veçanta (shkencat shoqërore, qytetaria, historia), dimensioni kulturor i EQD/EDNJ, të mësuarit “përmes” demokracisë dhe të drejtave të njeriiut është një sfidë  për të gjithë shkollën – të drejtat e njeriut dhe demokracia  bëhen pedagogjia e komunitetit të shkollës dhe kriteri me të cilin gjykohet qeverisja e shkollës.