Mësimi 1: Shumica sundon gjithmonë?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: Shumica sundon gjithmonë?

Një shembull

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Analiza e një problemi.
Objektivat e të mësuarit Problemi i “shumicës së vazhdueshme”: shumica vendos në një sistem demokratik. Pakica pritet të pranojë si këtë parim edhe vendimet e nxjerra me shumicë votash. Por çfarë ndodh kur një pakicë është përgjithmonë e mbivotuar?
Detyrat e nxënësve Nxënësit identifikojnë problemin e “shumicës së vazhdueshme” dhe të sugjerojnë zgjidhje.
Materialet dhe burimet Fleta e punës së nxënësit 7.1: Histori rasti model (një kopje për nxënësit), lapustila, tabela.
Metoda Punë individuale, punë në grupe, diskutim plenar.
Koha në dispozicion 1. Hyrje: deklarimi i problemit. (15 min)
2. Vendosja detyrën. (20 min)
3. Puna në grup. (10 min)

Informacion

Ky mësim i njeh nxënësit me çështjen shumicë/pakica. Në një tregim rasti imagjinar, problemi prezantohet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Një klub sportiv konceptohet si një mikro-komunitet, i përbërë nga vetëm dy grupe, një i madh e një më i vogël. Problemi që duhet të zgjidhet – si të balancojmë të drejtat e shumicës dhe pakicës – është i njëjtë me atë në shoqëri dhe në komunitetin politik.

 

Përshkrimi i mësimit

1 Hyrje: prezantimi i problemit

Mësuesi shpjegon se mësimi do të fillojë me një shembull. Ai  shpërndan fletën e punës së nxënësit 7.1, dhe një nxënës lexon historinë me zë të lartë. Në fillim të një mësimi, kjo mënyrë e paraqitjes e mbledh klasën së bashku më mirë se leximi në heshtje.
Mësuesi drejton pyetjen:

“Cili është problemi?”

Ai u kërkon nxënësve të mendojnë për këtë pyetje për disa çaste dhe të shkruajnë përgjigjen. Kjo detyrë i jep “mendimtarëve të ngadaltë” (të cilët janë shpesh mendimtarë të kujdesshëm) ose më shumë nxënësve introvert (që mendon vetëm veten në qendër) një shans për të kontribuar në diskutim.

Në raundin plenar nxënësit japin kontributin e tyre, duke u bazuar në shënimet e tyre. Mësuesi dëgjon, dhe i inkurajon nxënësit të shpjegojnë idetë e tyre me saktësi (“të dëgjuarit aktiv”). Pasi flasin rreth 10 nxënës, mësuesi regjistron deklaratat kryesore në dërrasë. Pritet që nxënësit t’i referohen parimit kyç të demokracisë, i cili duket se punon në të mirë të grupit më të madh, ndërsa grupi më i vogël mund t’i referohet parimit të mos-diskriminimit (barazisë). Mësuesi i lidh idetë e nxënësve për këto kategori, të cilat më pas i strukturojnë dhe i qartësojnë në diskutim:

Një komunitet i vogël: klubi sportiv
Problemi Zgjidhjet e sugjeruara

Shkelja e të drejtave të barabarta  Ndjenja e diskriminimit (shkelje e të drejtave të barabarta)

Fituesit dhe humbës e përhershëm (“shumica e vazhdueshme”)

Interesat e pakicave duhet të respektohen (kompromis)

Lojtarët e shahut largohen nga klubi (skenari i dështimit)

Demokracia në pikëpyetje

Shumica vendos – humbësit nuk pajtohen

Ndryshimi i përkufizimit të shumicës

 

2. Caktimi i detyrës

a. Problemi

Nxënësit ndoshta e kanë kuptuar se historia e rastit është një model që tregon problemet e shoqërisë dhe, për këtë arsye, çështja shumicë/pakicë ka një dimension politik. Duke studiuar një model në vend të realitetit, problemi bëhet më i qartë dhe detyra disi më të lehtë. Rezultatet e këtij studimi model mund të zbatohen – duke i krahasuar – me realitetin. Mësuesi e thekson këtë lidhje ndërmjet tregimit të rastit dhe realitetit, pasi kjo shpjegon qëllimin e detyrës.

Dy parime duhet të respektohen: drejtësi dhe demokraci.

Nga njëra anë, problemi shumicë/pakicë duhet të zgjidhet në mënyrë të drejtë – pakica nuk do të pranojë të qënit përgjithmonë nën dhunën e votës dhe duke parë interesat dhe nevojat e saj të lëna pas dore. Nga ana tjetër, demokracia do të thotë se shumica me të drejtë këmbëngul në marrjen e vendimit në duart e saj. Kështu që nxënësit duhet të hartojnë një statut që i afron këto dy parime së bashku.
Mësuesi shpërndan nxënësve fletët e punës  7.2 dhe 7.3  dhe u jep atyre kohë për të lexuar materialin 7.2 në heshtje. Në një raund të shkurtër plenar, nxënësit lidhin qasjet themelore të përcaktuara në broshurat e nxënësve 7.2 me idetë e tyre në dërrasën e zezë.

b. Zgjidhja e pritshme

Nxënësit duhet të dinë se çfarë pritet të ofrojnë. Në grupe të vogla, nxënësit do të zhvillojnë një projekt-statut që ofron rregulla për të kapërcyer skenarin e një “minoriteti të vazhdueshëm”, i cili është gjithmonë i mbivotuar nga kundërshtari. Ato mund të përfshijnë rregulla për marrjen e vendimeve, ndoshta edhe rregullat për ndarjen e fondeve. Nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se klubi sportiv është një mikro-komunitet dhe statuti i tyre i ngjan kushtetutës së shtetit. Mësues dhe nxënës i referohen fletës së punës 7.3 për të sqaruar pyetje të mëtejshme.

c. Procedura

Së fundi mësuesi shpjegon aspektet teknike të detyrës. Nxënësit formojnë grupe. Menaxherët e burimeve thirren për të marrë lapustilët dhe tabelat dhe mësuesi i informon menaxherët e kohës që të kujdesen që grupet të jenë gati deri në fund të mësimit të dytë.

Mësuesi e ka kopjuar listën e pyetjeve kyçe të fletës së punës së nxënësve 7.3 për një tabelë (shih mësim 3 më poshtë). Ai u shpjegon nxënësve se këto pyetje të rëndësishme do të jenë lista e kontrollit për të gjykuar dhe krahasuar idetë e nxënësve.

3. Puna në grup

Nxënësit formojnë grupe me nga 4-6 veta. Ata përdorin kohën e mbetur në mësimin e parë dhe vazhdojnë me mësimin e dytë.
Mësuesi mund t’i kërkojë menaxherëve të ekipit për të takuar atë në fund të mësimit, për një konferencë për përparimin e grupeve.