KAPITULLI 6: QEVERIA DHE POLITIKA

Living Democracy » Textbooks » KAPITULLI 6: QEVERIA DHE POLITIKA

Modeli ciklik i politikës

Hyrje për mësuesit

 

Dy dimensionet e politikës

Politika, sipas përkufizimit klasik të Maks Veberit, ka dy dimensione: nga njëra anë, ajo është një kërkim dhe luftë për pushtet dhe, nga ana tjetër, ajo është një veprim i ngadaltë dhe i fuqishëm në “bërje vrimash në dërrasa të trasha, me pasion dhe me gjykim të shëndoshë.”15 Metafora qëndron për përpjekjet për të zgjidhur problemet politike. Probleme të tilla duhet të trajtohen, pasi ato janë njëkohësisht urgjente dhe me ndikim në shoqërinë në tërësi dhe, për këtë arsye, janë si komplekse ashtu dhe të vështira.

Ky  kapitull përqendrohet në mënyrën si realizohet kjo “bërje vrimash përmes dërrasave të trasha” dhe se si qytetarët, që dëshirojnë të marrin pjesë në demokraci, mund të luajnë rolin e tyre për të vendosur cilat janë  problemet prioritare dhe si të zgjidhen më mirë.

Modeli ciklik i politikës

Nxënësit mësojnë si të përdorin një mjet për të përshkruar dhe kuptuar proceset e vendimmarrjes politike – modeli ciklik i politikës (shih Fletën e punës së  nxënësit 6.1). Politika kuptohet si një proces i përcaktimit të  problemeve dhe pastaj i debatit, i zgjidhjeve dhe i zbatimit të tyre. Opinioni publik dhe reagimi i këtyre personave dhe grupeve, interesat e të cilëve preken, tregojnë nëse zgjidhjet do t’i shërbejnë qëllimit të tyre dhe do të pranohen apo jo. Nëse përpjekja për të zgjidhur një problem ka pasur sukses, cikli politik vjen në një fund (ndërprerje e politikës); nëse ai dështon, cikli rifillon përsëri. Në disa raste, një zgjidhje për një problem krijon probleme të reja, që duhet të trajtohen në një cikël të ri të politikës.

Modeli ciklik politik thekson aspekte të rëndësishme të vendimmarrjes politike në sistemet demokratike:

  • Një koncept orientues (konstruktivist) i problemeve politike dhe të mirës së përbashkët;
  • Vendosjen konkurruese të rendit të ditës; në shoqëritë pluraliste, argumentet politike janë të lidhura shpesh me interesat;
  • Vendimi politik bëhet një proces i të mësuarit kolektiv; mungesa e lojtarëve të gjithëdijshëm (si liderët ose partitë me ideologjitë e shpëtimit);
  • Ndikimi i fortë i opinionit publik dhe mbulimi nga media; mundësia për qytetarët dhe grupet e interesit të ndërhyjnë dhe të marrin pjesë.

Si funksionon modeli – atë që tregon, dhe atë që e lë jashtë

Cikli politik është një model – një dizajn që punon si një hartë në gjeografi. Ai tregon shumë dhe na jep logjikën e të kuptuarit. Prandaj modelet përdoren shpesh në arsim dhe shkencë, sepse pa modele ne do të kuptonim shumë pak në botën tonë të ndërlikuar.

Manuali për nxënësit përmban materiale që janë projektuar si modele:

Fletët e punës së  nxënësit :

  • 1.2  Tre alternativat që i japin formë të ardhmes tonë;
  • 3.4 Si arrin një sistem politik demokratik të trajtojë diversitetin dhe pluralizmin?
  • 3.5 Koncepti i së mirës së përbashkët;
  • 3.6 Harta e ndarjeve shoqërore dhe partitë politike.

Ne kurrë nuk ngatërrojmë një hartë me peizazhin të cilin ajo tregon. Një hartë tregon shumë, por vetëm për shkak se lë jashtë po aq shumë. Një hartë që do tregonte çdo gjë do të ishte tepër e komplikuar për këdo për ta kuptuar. E njëjta gjë vlen për modele të tilla si cikli i politikave. Ky model nuk duhet të ngatërrohet me realitetin. Ai fokusohet në procesin e vendimmarrjes politike – “shpimi i ngadaltë i dërrasave të trasha”, – por i kushton më pak vëmendje dimensionit të dytë të politikës, kërkimit dhe luftës për pushtet dhe ndikim.16

Në sistemet demokratike, të dy dimensionet e politikës janë të lid,hura: vendimmarrësit politikë luftojnë me probleme të vështira dhe ata luftojnë me njëri-tjetrin si kundërshtarë politikë. Në modelin e ciklit të politikave, në fazën e përcaktimit të rendit të ditës, tregohet se si të dyja këto dimensione shkojnë së bashku. Vendosja e të kuptuarit të  një problemi politik në agjendë është një çështje e pushtetit dhe ndikimit.

Shembull. Një grup deklaron: “Taksimi është shumë i lartë, pasi ai pengon investitorët”, ndërsa e dyta argumenton: “Taksimi është shumë i ulët, pasi arsimi dhe sigurimet shoqërore janë pa fonde.” Ekzistojnë interesa dhe perspektiva themelore politike pas çdo përkufizimi për problemin e taksimit dhe zgjidhjet e nënkuptuara të çojnë në drejtime të kundërta: të ulim taksimin për grupet me të ardhura më të larta ose ta rrisim atë. Përkufizimi i parë për problemin është neo-liberal, i dyti është social demokrat (shih Fletët e punës së  nxënësit 3.6).

Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për të dyja. Modeli ciklik politik është një mjet që ndihmon qytetarët të identifikojnë dhe të gjykojnë përpjekjet e vendimmarrësve politik për të zgjidhur problemet e shoqërisë.

Potenciali i të mësuarit duke përdorur modelin ciklik

Potenciali i njësisë për zhvillimin e kompetencave përfshin si mëposhtëm:

  • Kompetencat e analizës dhe gjykimit:
    Nxënësit trajnohen për t’u bërë përdorues aktivë të informacionit mediatik.
  • Ata zhvillojnë një sy më të mprehtë për debatet për vendosjen e rendit të ditës dhe fazat e ndryshme të marrjes së vendimeve politike.
  • Nxënësit vlerësojnë negocimin e kompromiseve midis interesave të ndryshme (konceptim orientues për  problemet politike dhe të mirën e përbashkët).

Kompetencat e pjesëmarrjes politike:

Nxënësit janë në gjendje të identifikojnë fazat në një proces vendimmarrës politik, gjatë të cilit ata mund të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë ndikim (fazat para dhe pas vendimit).

Kuadri didaktik i kapitullit

Nxënësit prezantohen me modelin ciklike të politikës si mjet  dhe e zbatojnë atë në një detyrë të projektit hulumtues. Në mësimin e fundit ata reflektojnë për rezultatet dhe punën e tyre në këtë projekt. Mësimi i parë mundëson një organizator paraprak, që nxjerr në pah një element kyç të ciklit të politikave – çështjen e përcaktimit të agjendës politike. Nxënësit do të kuptojnë modelin më mirë pasi të kenë provuar simulimin e një debati të vendosjes së rendit të ditës në klasë. Kapitulli  lejon nivel të lartë të aktivitetit të nxënësve.

Kapitulli ofron mjetin për të zhvilluar analizën e proceseve të vendimmarrjes politike, por nuk jep asnjë material studim-rasti. Kjo e bën të mundur, por edhe të nevojshme, që mësuesi dhe nxënësit të zgjedhin një temë të përshtatshme. Kriteret për zgjedhjen e një teme studimi-rasti përfshijnë: rëndësinë, kuptueshmërinë, mundësinë e mbulimit mediatik. Një rast i tanishëm do të mbulohej nga fazat fillestare në modelin ciklit të politikës, por mbulimi nga media është më i arritshëm. Nga ana tjetër, edhe një rast nga e kaluara   jep një vështrim të historisë së zbatimit dhe vlerësimit të zgjidhjeve për një problem. Korniza kushtetuese, ligjore dhe institucionale duhet të merren parasysh.

Një seancë e mundshme komentesh rekomandohet për të vlerësuar rezultatet e të mësuarit dhe për të shfrytëzuar potencialin për të mësuar që japin  reagimet e nxënësve, si për nxënësit edhe për mësuesit. Megjithatë, një mësim i pestë duhet të lihet mënjanë për këtë.

Zhvillimi Kompetencave: lidhjet me  kapitujt e tjerë në këtë vëllim

Çfarë tregon kjo tabelë

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e efekteve të sinergjisë midis njësive në këtë manual. Matrica tregon se çfarë kompetenca janë zhvilluar në kapitullin 6 (rreshti i errësuar në tabelë). Kolona e kufizuar me vija të trasha tregon kompetencat në vendimmarrjen dhe veprimin politik, i theksuar për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat e mëposhtme tregojnë lidhjet me  kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto  kapitull që mbështesin nxënësit në kapitullin 6?

Si mund të përdoret kjo matricë

Mësuesit mund të përdorin këtë matricë si një mjet për planifikimin e orëve të tyre EQD/EDNJ në mënyra të ndryshme.

  • Kjo matricë ndihmon mësuesit të cilët kanë vetëm disa orë mësimi për t’i kushtuar EQD/EDNJ: një mësues mund të zgjedhë vetëm këtë  kapitull dhe të heqë të tjerat, pasi ai e di se disa kompetenca kyçe janë zhvilluar, në një masë të caktuar, edhe në këtë kapitull, për shembull, analiza e një problemi, gjykimi i efektit të rregullave, eksplorimi i rëndësisë së përgjegjësisë personale.
  • Matrica ndihmon mësuesit për përdorimin e efekteve sinergjike që ndihmojnë nxënësit të trajnohen në kompetenca të rëndësishme në mënyrë të përsëritur, në kontekste të ndryshme që janë të lidhura në shumë mënyra. Në këtë rast mësuesi zgjedh dhe kombinon disa njësi.
Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave Qëndrimet
dhe vlerat
Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë Vendimmarrja dhe veprimi politik
6 Qeverisja dhe politika Argumenti publik dhe negociatat: ushtrimi i të drejtave të njeriut, thelbi i vendimmarrjes demokratike Kriteret e përzgjedhjes së informacionit Qasja strategjke për ndërhyrjen në proceset vendimmarrëse Vlerësimi i negocimit dhe konkurrencës së interesave
3 Diversiteti dhe pluralizmi Pluralizmi  Konkurrenca e interesave
Negocimi i së mirës së përbashkët y dimensionet e politikës
Të bërit e deklaratave të përmbledhëse Negocimi i kompromiseve dhe marrëveshja për një koncept të përkohshëm të së mirës së përbashkët Njohja e ndërsjellë
4 Konflikti Koncepti i një problemi politik Identifikimi i një problemi,  përpjeka për të gjetur një zgjidhje
5 Rregullat dhe ligji Rëndësia e një vlerësimin të përbashkët të kornizës institucionale duke përfshirë kulturën politike, në sistemet demokratike Projektimi i një kuadri institucional për proceset paqësore të vendimmarrjes Vlerësimi i drejtësisë në bisedimet për kompromise
8 Liria Argumentimi Të folurit në publik Promovimi i ideve dhe interesave në publik Vlerësimi i mjeteve jo të dhunshme në zgjidhjen e konfliktit
9 Media Vendosja e agjendës dhe ruajtja përmes mediave dhe përdoruesve të mediave Analiza e informacionit të transformuar nëpërmjet mediave   Kriteret për përzgjedhjen  e informacionit Miratimi i këndvështrimit të medias si “ruajtës i portës”. Përcaktimi i problemeve politike

Kapitulli  6: Qeveria dhe politika – Modeli ciklik politik

Si  i zgjidh një komunitet demokratik problemet e tij?

Tema e mësimit Trajnimi i kompetencave /objektivat e të mësuarit Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda

Mësimi 1

“Problemi ynë më urgjent është …”

Gjykimi: të bërit e një zgjedhje, ofrimi arsyeve.    Pjesëmarrja: njohja reciproke e përvojës personale, e interesave dhe vlerave.

Një problem politik është një çështje, jo një fakt.

Nxënësit kryejnë një diskutim për hartimin e agjendës politike. Tabelë dhe lapustila me ngjyra të ndryshme, shirit ngjitës.

“Muri i heshtjes” – punë në grup.

Prezantime dhe diskutime.

Mësimi 2

Politika – si i zgjidh problemet një komunitet demokratik

Puna me një model. Politika shërben për të zgjidhur problemet që prekin komunitetin. Nxënësit zbatojnë modelin ciklik të politikave për shembuj konkretë të zgjedhjes së tyre (detyrë kërkimore).

Fletët e punës së nxënësit 1.1.

Tabela dhe lapustila me ngjyra të ndryshme, gazetë.

Leksion.     Puna në grup.

Mësimi 3

Zbatimi i modelit ciklik të politikave (detyrë hulumtimi)

Analiza dhe gjykim: Përshkrimi dhe gjykimi i një procesi të vendimmarrjes politike.
Kuptimi i modelit ciklik të politikave.
Nxënësit zbatojnë modelin ciklik të politikave në një çështje konkrete. Fletët e punës së nxënësit 6.1, 6.2. Punë me projekt.

Mësimi 4

Si mund të marrim pjesë?

Metodat: paraqitja dhe dëgjimi i prezantimeve.   Pjesëmarrja: identifikimi i mundësive për pjesëmarrje politike.
Një model shërben si mjet për të analizuar pjesë të një tërësie komplekse.
Nxënësit informojnë njëri-tjetrin në rezultatet e tyre. Nxënësit reflektojnë për produktin dhe procesin e punës së tyre. Fletët e punës së nxënësit 6.3 me shënime të nxënësve.

Prezantime në hapësirë ​​të hapur.

Diskutim plenar.

Mësimi 5

Sesion vlerësimi (opsional)

Reflektimi për procesin personal të të mësuarit dhe zhvillimit të kompetencave të dikujt.

Dhënia  e reagimeve konstruktive.

Reflektim për përgjegjësinë e përbashkët të klasës dhe mësuesit për suksesin e orëve të EQD/EDNJ.

Nxënësit reflektojnë për punën e tyre (rezultatet e të mësuarit dhe procesi mësimor).

Fletët e punës së nxënësit 6.3.

Tabelë me lapustilë në ngjyra të ndryshme.

Një tabelë me një kopje të madhe të Fletëve të  punës së nxënësit 6.3.

Punë individuale, prezantim dhe diskutim plenar.

 

15. Max Weber, Politik als Beruf [Politics as a vocation], Reclam: Stuttgart, 1997, p. 82.
16. Krahaso  materialet për mësuesit 6.2.