Fleta e punës për nxënësit 7.2: Si kujdesen demokracitë për mbrojtjen e pakicave?

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës për nxënësit 7.2: Si kujdesen demokracitë për mbrojtjen e pakicave?

Problemi si të balancohen të drejtat e shumicës dhe të pakicave është një çështje thelbësore në të gjitha nivelet e komunitetit, nga klubet e vogla deri në nivelin shtetëror. Nga njëra anë, vullneti i shumicës në një demokraci duhet të respektohet. Nga ana tjetër, duhet të respektohen edhe interesat e pakicave. Nëse ekziston një grup humbësish të përhershëm, që mendojnë se po diskriminohen, kjo mund të çojë në konflikt serioz brenda një komuniteti.

Zakonisht, në kushtetutat e demokracive, zbatohen dy zgjidhje – të dyja vendosin kufijtë për atë që mund të vendosë shumica. Njëra synon të kufizojë pushtetin e shumicës, duke i dhënë entiteve më të vogla të drejta të autonomisë (modeli federal ose kantonal). Zgjidhja tjetër synon të përfshijë të drejtat e njeriut si të drejta civile. Këto të drejta mbrojnë individët dhe grupet e pakicave, sepse shumica duhet t’i respektojë këto të drejta.

1. Modeli federal/kantonal

Grupet e pakicave formojnë subjekte rajonale brenda shtetit – shtete federale ose kantone. SHBA, Gjermania dhe Belgjika janë shembuj të federalizmit, ndërsa Zvicra është një shembull i modelit kantonal. Në kuadër të këtyre subjekteve të vogla, shumica vendos, dhe kjo mund të përfshijë të drejtën për të kontrolluar buxhetin e dikujt ose të pjesëmarrjes në legjislacionin kombëtar. Kushtetutat demokratike ndryshojnë në sasinë e autonomisë që  u japin  nën-subjekteve.

Kjo ide mund të çohet edhe më tej, duke ndryshuar përkufizimin e shumicës. Nëse vendimet e caktuara kërkojnë detyrimisht praninë e një numri të caktuar për të votuar  prej më shumë se 50-75% ose edhe 100%, grupet e pakicave mund të ndikojnë në vendimet politike dhe mund të kenë edhe të drejtën e vetos.

2. Të drejtat e njeriut si të drejtat e pakicave

Të drejtat e njeriut funksionojnë si të drejta të pakicave, duke vendosur kufizime në atë që shumica mund të vendosë. Shqyrtoni,  për shembull, këto nene nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e 4 nëntorit 1950:

Neni 5, E drejta për liri dhe …

Çdokush ka të drejtën e lirisë e …

Neni 14, Ndalimi i diskriminimit

Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.

Nenet 5 dhe 14 bazohen në dy parime  të drejtave të njeriut – liria dhe barazia.

Qytetarët, të drejtat e njeriut e të cilëve janë shkelur në një shtet anëtar të Këshillit të Europës, mund të ankohen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Të drejtat e njeriut bëhen të drejta civile sapo të bëhen pjesë e kushtetutës. Në këtë rast, ata janë të mbrojtura më fuqishëm, pasi tani janë pjesë e sistemit juridik, por zbatohen vetëm për qytetarët e atij shteti. Në disa vende, është krijuar gjykata kushtetuese për të mbrojtur të drejtat civile. Ndryshimet e kushtetutës zakonisht kërkojnë më shumë se një shumicë të thjeshtë, kështu që grupet minoritare mund të parandalojnë ndryshimet që punojnë në dëm të tyre.