Ushtrimi 8.5. – Shtatoret

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 8.5. – Shtatoret
Objektivi mësimor Nxënësit janë në gjendje të identifikojnë situatat e shtypjes, të zhvillojnë aftësinë krijuese në zgjidhjen jo të dhunshme të mosmarrëveshjeve dhe të përdorin gjuhën e trupit si mjet shprehës.
Burimet Asnjë.

Procedura

  1. Nxënësit kryejnë ushtrimet paraprake të mëposhtme në çifte:
    • Një nxënës mban një qëndrim; një tjetër e imiton. Ata ndryshojnë rolet.
    • Një nxënës e vë dorën disa centimetra larg nga ajo e bashkëpunëtorit të tij. Kur ai/ajo lëviz dorën e tij/saj tjetra rrotullohet në çfarëdo pozicioni (të pakëndshëm) që lipset për të ruajtur të njëjtën largësi.

    Këto ushtrime i stërvitin nxënësit ta kenë mendjen te njëri-tjetri.

  2. Në seancën plenare,nxënësit paraqitin dhe diskutojnë raste shtypjeje:
    • Dy ose më shumë nxënës pranojnë një ide dhe pastaj formojnë një grup me shtatore për të paraqitur një situatë shtypjeje (shembull: një fëmijë që rri në gjunjë i lustron këpucët një të pasuri që rri ulur).
    • Nëse një anëtar nga të pranishmit mendon ndonjë mënyrë për të zgjidhur gjendjen dhe e bën më të barabartë, atëherë ai/ajo aktorët i vendos ndryshe sipas modelit të ri të tij.

    Do të qe mirë që ky ushtrim të kryhet në heshtje, për t’i nxitur nxënësit për të kumtuar me mimikë dhe për të zhvilluar shprehësinë.

  3. Pak nga pak, aktorë të tjerë mund të marrin pjesë në skenë.
  4. 10 deri 15 minutat e fundit të mësimit mësuesi i lë për ndjekjen e një seance plenare.
    Nxënësit japin reagimet, dhe mund të paraqitin pyetje që mund të çojnë në studim të mëtejshëm.

Variacion

  1. E njëjta procedurë përdoret për të ilustruar të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve dhe rastet sesi janë shkelur.
  2. Ushtrimi mund të ribëhet në situata mosmarrëveshjesh dhe në situata të vërteta që ngjallin ndjenja të forta.