Instrumenti 7: Si të interpretojmë fotografitë

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 7: Si të interpretojmë fotografitë

Ashtu si  tekstet, edhe fotografitë përmbajnë mjaft informacion. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojë për të interpretuar dhe për të kuptuar fotot.

Zbuloni informacion në lidhje me foton

  • Cilat janë ngjyrat më të rëndësishme në foto?
  • Ku janë format, modelet dhe linjat më të dukshme?
  • Çfarë është më e madhe ose më e vogël se normalja?
  • Sa e madhe është në realitet sendi / personi në foto?
  • Çfarë periudhe kohore (e kaluara, e tashmja) dhe çfarë kohe e vitit ose ditë është paraqitur në foto?
  • Nga ç’këndvështrim e shihni subjektin në foto: përmes syve të një bretkoc, një zogu ose të një personi?
  • Çfarë mund të dalloni në foto?
  • Çfarë lloj fotografie është ajo (foto, poster, pikturë, gdhendje druri, grafikë, kolazh, portret, peizazh, ose karikaturë, etj)?
  • Çfarë është e ekzagjeruar ose e theksuar në foto (dritë/hija/, përmasat, plani i parë/sfondi, ngjyrat, lëvizja/qetësia, gjestet, shprehjet e fytyrës)?

Nxirrni në foto

  • Çfarë është veçanërisht e rëndësishme në foto?
  • Çfarë pëlqeni në lidhje me të?
  • Cilat janë karakteristike për fotot?
  • Si ndiheni kur shikoni tek fotoja?
  • Cila pjesë e fotos është më e bukur?
  • Çfarë ju vjen në mendje kur shikoni në foto?

Diskutoni foton

  • Përshkruani foton me fjalët tuaja.
  • Tregojini njëri-tjetrit se çfarë është me kuptim, më dalluese ose e rëndësishme në foto.
  • Drejtojini njëri-tjetrit pyetje rreth fotos.
  • Jepini komanda të shkurtra njëri-tjetrit, të tilla si: kërkoni për, gjeni, tregoni, shpjegoni …
  • Diskutoni pyetje të tilla si: Përse janë zgjedhur këto foto? Cila foto plotëson tekstin që i përket fotos? Cila foto bie ndesh me atë që është shkruar në tekst?

Puna me fotot

  • Zgjidhni një foto dhe aktroni skenat që shihni atje.
  • Prezantoni personin që shihni në foto.
  • Ndryshojini fotot dhe komentoni për to.
  • Krahasoni fotografitë historike me fotot që ju keni.
  • Shpjegoni çfarë do të ishte e vështirë për t’u kuptuar në tekst, në qoftë se ju nuk do të kishit pasur  ndihmën e fotove.
  • Shtoni foto të përshtatshme që plotësojnë tekstin.
  • Krahasoni fotot dhe vlerësojini ato. A ju pëlqejnë ? Nëse jo, pse?
  • Bëni një përshkrim të fotos me shkrim.
  • Mendoni se çfarë ka ndodhur pak para se të bëhej kjo foto ose të pikturohej/vizatohej.
  • Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse fotoja do të ishte e gjallë.
  • Shtoni disa flluska me fjalë, si tekst për foton.
  • Përshkruani aromat dhe tingujt për të cilat ju bën të mendoni fotoja.
  • Mblidhni fotot të subjekteve të ngjashme.

Interpretoni fotot

  • Çfarë titulli do t’i vinit fotos?
  • Ku është nxjerrë, pikturuar/vizatuar kjo oto?
  • Çfarë ka dashur të shprehë fotografi/artisti me këtë foto?
  • Përse është realizuar, pikturuar/vizatuar kjo foto?