Mësimi 3: Duke parë përpara: tre zgjedhje që formojnë të ardhmen tonë

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Duke parë përpara: tre zgjedhje që formojnë të ardhmen tonë

Liria qëndron në aftësinë tonë për të zgjedhur – ose për të mos zgjedhur

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejti EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Marrja e vendimeve, vendosja e prioriteteve.
Objektivat e të mësuarit Të drejtat e njeriut na japin mundësi si të formojmë jetët tona në të ardhmen – ne vendosim nëse do t’i shfrytëzojmë ato.
Detyrat e nxënësve Nxënësit reflektojnë në  zgjedhjet që ndikojnë të ardhmen e tyre.
Materialet dhe burimet Fleta  e punës së nxënësit 1.2. Tabela, lapustila.
Metoda

Punë individuale me fletët e punës

Diskutim plenar.

Koha në dispozicion 1. Prezantimi i temës dhe detyrës. (10 min)
2. Nxënësit reflektojnë për zgjedhjet kyçe. (10 min)
3. Prezantimi dhe reflektimi. (20 min)

Informacion

“Kush do të jetë partneri im?” – “A duam të kemi fëmijë?” – “Cilën punë do të zgjedh?”

Në këtë mësim, nxënësit do të shqyrtojnë zgjedhjet për çështjet e mësipërme. Duke vepruar kështu, ata e zhvendosin këndvështrimin e tyre nga e kaluara në të ardhmen. Në mësimin më parë, ata vështruan pas, duke trajtuar  zgjedhjet që janë bërë (dhe nga kush) e që kanë ndikuar në mënyrë vendimtare në  jetën e tyre dhe në formën e identitetit të tyre gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Në këtë mësim, ata do të shikojnë në të ardhmen. Ata do të bëjnë zgjedhje të rëndësishme, për partneritetin, familjen dhe profesionin e tyre – që ndoshta kanë ndikimin më të madh në identitetin e tyre.

Nxënësit do të bëhen të vetëdijshëm për përfshirjen e çështjeve gjinore: roli tradicional i gruas ka qenë për të zgjedhur partnerin dhe familjen – pa një profesion, ndërsa burrat përqendroheshin në rolin e tyre si burim i të ardhurave (profesionit) dhe partner, me një përgjegjësi më të vogël për jetën familjare.

Sot, gratë e reja ushtrojnë të drejtën e tyre për arsimim shumë më gjerësisht, me qëllim që të zgjedhin profesionin e tyre. Kështu, ndërsa gratë përpiqen të gjejnë balancën mes tre mundësive: profesionit, partnerit dhe familjes,  shumë, por jo të gjithë burrat, vazhdojnë t’i përmbahen kuptimit të rolit të tyre tradicional.

 

Përshkrimi i mësimit

1. Prezantimi i temës dhe i detyrës

Mësuesi përfshin nxënësit në aktivitet (qasja induktive)

Mësuesi e fillon mësimin duke drejtuar një pyetje së cilës mund t’i përgjigjet çdo nxënës dhe që qëllon  në shënjë: përse ju vazhdoni shkollën në nivelin e mesëm të lartë?

Nxënësit, si meshkuj edhe femra, me siguri do të përgjigjen se ata dëshirojnë të zgjedhin një profesion. Ata gjithashtu duan të kenë mundësi pranimi në nivele të avancuara të studimit dhe trajnimi, të tilla si studimi universitar.

Mësuesi lejon disa nxënës ta marrin fjalën, derisa të shfaqet një pamje e qartë. Atëherë ai përmbledh përgjigjet e nxënësve, duke vizatuar diagramin në broshurën e nxënësve 1.2 për dërrasën e zezë ose në tabelë dhe duke shtuar zgjedhjen e parë – puna.

V4_P46_ALB

Mësuesi shpjegon se kjo është një zgjedhje që nxënësit e kanë dhënë si prioritetin më të lartë për momentin, dhe është e qartë sa e rëndësishme është kjo për identitetin e tyre. Duke vepruar kështu, ata ushtrojnë të drejtat e njeriut – lirinë për të bërë zgjedhje në përgjithësi, si dhe lirinë për të zgjedhur një profesion. Nxënësit mund të theksojnë, me të drejtë, se kjo liri është e kufizuar nga mundësitë e kufizuara në disa punë të caktuara, për shembull, nga papunësia apo konkurrenca e fortë. Kjo temë nuk është e nevojshme të ndiqet këtu, pasi do të trajtohet në mësimin që vijon më pas.

Mësuesi trajton zgjedhje të tjera të rëndësishme: a dua unë të jetoj me një partner, dhe nëse po, kush do të jetë partneri im? (ose, “A e kam bërë unë këtë zgjedhje tashmë”?) dhe “A dëshiroj unë, apo duam ne që të kemi fëmijë?” Mësuesi shton termat “Partner” dhe “Fëmijë” në diagram, në mënyrë që ajo t’i ngjajë dhe Fletaës së punës së nxënësit 1.2.

Mësuesi shpjegon se ne të gjithë duhet t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve,  në një mënyrë apo një tjetër. Ne mund të zgjedhin t’i kombinojmë të tre alternativat, ose të kombinojmë vetëm dy dhe të lëmë një jashtë. Ne do të jetojmë jetë krejtësisht të ndryshme, në varësi të zgjedhjeve që bëjmë ose që nuk bëjmë. Ne ushtrojmë të drejtat e njeriut, por ne gjithashtu mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe atë të të tjerëve (partnerët, fëmijët tanë).

Mësuesi paraqet detyrën

Mësuesi shpërndan Fletën  e punës së nxënësit   1.2.  Ai i bën të vetëdijshëm nxënësit për të drejtat e njeriut që të  japin  alternativat  kryesore të të zgjedhurit të një pune, të një jete me një partner dhe të të pasurit fëmijë (Fleta e punës së e nxënësit 1.2, pjesa 1). Detyra e nxënësve është që të mendojnë për zgjedhjet e tyre, dhe për të regjistruar vendimin e tyre në matricën në pjesën 2 të fletës së punës.

Në qoftë se dëshirojnë, ata mund të krahasojnë zgjedhjet e tyre me ato të prindërve të tyre. Ky informacion shtesë nuk do të ndahet në klasë. Informacioni për zgjedhjet e tyre do të mbetet anonim.

2. Nxënësit reflektojnë për zgjedhjet e tyre kryesore

Nxënësit punojnë individualisht në heshtje. Mësuesi nuk i shikon broshurat e tyre, meqenëse fshehtësia është e rëndësishme kur adresohen çështje të tilla delikate.

Mësuesi përgatit fazën që vijon më pas. Ai vendos një tabelë në dërrasë të zezë ose në mur.  Ideale do të ishte nëse nxënësit do të ishin të mbrojtur, e të mos shiheshin kur të shkruanin për të. Tabela tregon një version të modifikuar të matricës në  fletën  e punës së nxënësit 1.2.

Teksti mund të reduktohet në shkronja, pasi nxënësit e njohin matricën. Legjenda e mëposhtme është e mjaftueshme:

Zanat  – Partner – Fëmijë

Mundësitë për të ardhmen Gratë Burrat
Të tre P + F + Z
Dy nga tre P + F
P + Z
Z + F
Një në tre P
Z
F

Mësuesi lë lapustilat për nxënësit.

3. Prezantim dhe reflektim

Nxënësit paraqesin zgjedhjet e tyre

Mësuesi shpjegon se si nxënësit mund të shtojnë zgjedhjen e tyre fshehtas. Nga ana tjetër, secili nxënës vjen te tabela e shënon zgjedhjen e tij  me një numër “një” (1).

Nxënëset femra dhe meshkuj përdorin kolona të veçanta.

Nxënësit vijnë përpara për te tabela dhe shënojnë zgjedhjen e tyre. Kur të kenë mbaruar, dy nxënës numërojnë shenjat sipas ndarjeve dhe bëjnë shumat.

Nxënësit komentojnë dhe të diskutojnë rezultatet

Rezultati vështirë se mund të parashikohet. Është interesante të shohësh, se sa të rinj e të reja synojmë të kombinojnë të tre alternativat, sa prej tyre shkojnë për dy dhe për cilat nga to.

“Partner + Zanat”: Modeli mashkullor tradicional “shtylla e familjes + shtëpiake”. Nxënësit duhet të bëhen të vetëdijshëm për pasojat, në qoftë se të dy partnerët bëjnë këtë zgjedhje – ky është Modeli “Dink” (të ardhura dy herë, por pa fëmijë).

“Zanat + Fëmijë”: Një zgjedhje e pamundur, pasi ajo do të thotë të qenët prind i vetëm, por sikundër nxënësit e dinë, një numër i konsiderueshëm i familjeve kanë vetëm një prind,  jo si zgjedhje, por për shkak të ndarjeve ose të vdekjes.

“Partner + Fëmijët”: Modeli femëror tradicional nëse zgjat për gjithë jetën. Shumë nëna të reja  dhe, në një shkallë më të vogël, etër të rinj e pranojnë këtë alterantivë  për kohën që  kujdesen për fëmijët e tyre, kur ata janë shumë të vegjël. Është e kuptueshme që ata do të kthehen në punët e tyre, sa po të munden.

“Zanat + Partner + Fëmijët”: nxënësit do të dinë se kjo alterantivë  është një sfidë. A ka ndonjë ndryshim në zgjedhjet e bëra nga secila gjini? Ka më shumë gjasa që më shumë femra se sa meshkuj të rinj do të zgjidhnin këtë alterantivë . Nëse po, cilat janë arsyet për këtë? Mësuesi nuk duhet të ushtrojë presion për nxënësit nëse ata nuk janë të gatshëm të flasin për arsyet për zgjedhjet e tyre. Mësuesi mund të nxjerr në pah, megjithatë, se ky është një shembull se si zgjedhjet individuale mund të ndikojnë shoqërinë si një e tërë: në qoftë se shumë prej tyre nuk zgjedhin për të pasur fëmijë atëherë do të bjerë lindshmëria. Pa ushtruar  presion moral, nxënësit duhet të bëhen të vetëdijshëm për pasojat afatgjata që zgjedhjet e tyre individuale do të kenë në mënyrë të pashmangshme (shih zgjerimin më poshtë).

Me këto linja të mundshme mendimi, mësuesi pret rezultatet, dhe më pas i përgjigjet,  nëse është e nevojshme, duke improvizuar. Reflektimi paraprak, siç është përcaktuar këtu, ndihmon; dhe po kështu vepron edhe vlerësimi i mësimit më pas, për të zhvilluar kapacitetet dhe besimin në improvizim.

Zgjerim

Problemi i rënies së numrit të lindjeve dhe plakjes ose pakësimit të popullsisë është shfaqur në shumë vende të industrializuara dhe të zhvilluara në të gjithë botën, duke përfshirë Kinën, Gjermaninë dhe Italinë. Probleme serioze mund të lindin për sistemet e ekonomisë dhe të pensioneve të moshave të kaluara.

Me të dhënat statistikore, nxënësit mund të hetojnë situatën në vendin e tyre. Ata mund të analizojnë dhe gjykojnë për zgjidhjet.