Fleta e punës për nxënësit 7.4: Regjistri i prezantimeve të grupit: projekt statutet për një mikro-komunitet

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës për nxënësit 7.4: Regjistri i prezantimeve të grupit: projekt statutet për një mikro-komunitet

Regjistroni rezultatet e grupit në formular dhe përfshini idetë e grupeve të tjera në seancën e prezantimit.

Çështjet kyç Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5 Krahasim
Shpërndarja e fondeve
Kush vendos për shpërndarjen?
Autonomia për grupet
Parimi i mosdiskriminimit (shumicë/pakicë)

Gjykimi i projektstatutit – pyetje kyçe

  1. Drejtësia: A e zgjidh ky statut problemin shumicë/pakicë në mënyrë të drejtë
  2. Demokracia: A e respekton ky statut parimin e sundimit të shumicës?
  3. Efikasiteti: A do veprojnë rregullat për marrjen e vendimeve pa probleme?
  4. Balancimi dhe/ose përcaktimi i prioriteteve: A ka gjetur statuti një kompromis mes interesave dhe parimeve të ndryshme, apo i ka dhënë prioritet njërit ndaj tjetrin?

Si t’i përdorni këto pyetje

Mundohuni t’i përgjigjeni çdo pyetjeje me radhë. Në qoftë se dëshironi, përfshini edhe  pyetje të tjera.

Në qoftë se ju vendosni të lini jashtë një pyetje dhe të përqëndroheni te të tjerat, jepni arsyet tuaja për këtë zgjedhje.

Shkruani gjykimin tuaj, me arsye.

Arsyet për këto udhëzime

Ju jeni të lirë të formoni mendimin tuaj. Liria e mendimit dhe e shprehjes janë të drejtat e njeriut.

Që këtej rrjedh se, nuk ka mendim të “gabuar” apo “të drejtë”.

Për të ndihmuar njëri-tjetrin në kuptimin e ideve, duhet t’i arguementojmë ato. Por edhe këtu, ka dallime në cilësi. Disa argumente janë më bindëse, të menduara më me kujdes se të tjerët.

Kur marrim pjesë në demokraci, të menduarit e kujdesshëm dhe aftësitë e mira të argumentimit janë të rëndësishme për të fituar mbështetjen e njerëzve të tjerë për qëllimet tona. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i zhvilloni ato nëpërmjet kësaj detyre.