Prospektet për nxënës 8.2: Skedat për diskutim

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 8.2: Skedat për diskutim
Një polic i tregon gjykatës se Manuel kishte pranuar se e ka vjedhur veturën kur ishte marrë në pyetje në stacionin e policisë. Një i ri i tregon gjykatës se Manuel gjithmonë mburret për vjedhjen e veturave.
Një vajzë e re i tregon gjykatës se ajo ka dëgjuar padashur një shok të saj duke biseduar me Manuel në telefonin e tij celular. Shoku i saj bisedonte me Manuelin për t’ia vjedhur z. Kay veturën. Z. Kay i tregon gjykatës se ai mendon që Manuel duhet të jetë i dyshuari kryesor, sepse atij i kishte lindur një mëri kundër familjes Kay që kur z. Kay e ndaloi Stefanin që të takohet me vajzën e tij.
Njëri prej mësimdhënësve të Manuelit i tregon gjykatës se si e ka zënë Stefanin duke vjedhur nga shkolla disa herë në kohën kur ka qenë në shkollë. Manueli nuk e ka askënd për të mbështetur alibinë e tij se ai ishte në shtëpi në mbrëmjen kur u vjedh vetura.
Kur është pyetur nga prokurori, a e ka parë një të ri si Manuel duke vozitur veturën atë mbrëmje?”, një fqinj i Kay i tha gjykatës, “Po, e kam parë”