Instrumenti 11: Si të planifikojmë dhe të prezantojmë

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 11: Si të planifikojmë dhe të prezantojmë

Ju mund të mbani një fjalim për shokët e klasës, prindërit ose fëmijët e tjerë të shkollës suaj. Në çdo rast, ju duhet të përgatiteni mirë për fjalimin tuaj. Lista e plotë e mëposhtme do t’ju ndihmojë të bëni këtë.

Planifikimi i një fjalimi

1. Kush do të dëgjojë?
  • Ku duhet ta mbani fjalimin tuaj?
2. Kush do të përgatisë fjalimin?
  • A do ta përgatisni vetëm apo në grup?
  • Si është organizuar vetë grupi?
3. Cili është qëllimi i fjalimit?
  • Çfarë duhet të mësojnë audienca?
  • A duhet t’ju japë audienca mendime për fjalimin?
4. Sa kohë keni në dispozicion?
  • A duhet t’i lini kohë audiencës për të bërë pyetje?
  • A duhet t’i lini kohë audiencës për t’ju dhënë komente?
5. Cilat burimesh keni në dispozicion?
  • Dërrasë e zezë/dërrasë e bardhë?
  • Video projektor?
  • Kompjuter dhe projektor për prezantim në PowerPoint?
  • Postera (tabelë)?
  • Stereo?
6. Si mund ta përfshini ju audiencën tuaj?
  • Jepni kohë për pyetje.
  • Krijoni një gjëegjëzë ose një kuic.
  • Kaloni përreth objekteve.
7. Çfarë doni të thoni?
  • Mendoni për tre deri në gjashtë tituj që janë të rëndësishëm për temën tuaj dhe shkruajini ato në një fletë letre të veçantë.
  • Në çdo copë letre, shënoni disa fjalë kyçe për çdo titull.

Mbajtja e fjalimit

Një prezantim mund të ndahet në pjesë të ndryshme: hyrja, pjesa kryesore dhe përfundimi. Këtu janë ofruar disa ide për t’ju ndihmuar në mbajtjen e fjalimit.

1. Hyrja
  • Filloni me një citat për temën ose duke treguar një foto ose objekt për të.
  • Paraqisni temën kryesore.
  • Shpjegoni si do të strukturohet fjalimi.
2. Pjesa kryesore
  • Informoni audiencën rreth subjektit të fjalimit.
  • Vendosi fletët e parapërgatitura për të treguar titujt dhe informacionin sipas një rendi të caktuar.
  • Organizoni fjalimin sipas këtyre titujve.
  • Sa herë që filloni me një titull të ri, bëjeni këtë të qartë duke përdorur një foto ose shpjegim.
  • Paraqisni një foto, objekt ose pjesë muzikore që lidhet me çdo titull.
  • Mendoni si do t’i tregoni fotot,  për shembull, nëse do t’i kaloni ato dorë më dorë, do t’i kaloni në një videoprojektor  ose do t’i shfaqni në një poster.
3. Përfundimi
  • Thoni çfarë ishte e re për ju.
  • Thoni çfarë keni mësuar.
  • Tregoni një fotografi të fundit.
  • Bëjini një kuic shokëve të klasës.
  • Lërini kohë në dispozicion për pyetje.