Fleta e punës për nxënësit 8.1: Sugjerime për një çështje të debatuar

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës për nxënësit 8.1: Sugjerime për një çështje të debatuar

Detyra juaj

  1. Së pari, mblidhni të gjitha idetë që ju vijnë në mendje dhe shënojini ato.
  2. Gruponi idetë tuaja sipas kategorive.
  3. Pastaj, i krahasoni ato me kriteret e mëposhtme:
    a) A kërkojnë ato një zgjedhje për t’u bërë apo një vendim për t’u marrë?
    b) A ka arsye të mira për të argumentuar pro dhe kundër një zgjedhjeje ose vendimi të caktuar?
    c. A keni ju dhe nxënësit e tjerë të klasës njohuri në lidhje me këtë çështje?
    d. A mendoni ju se kjo çështje do t’u interesojë nxënësve në klasën tuaj?
    e. A keni ju dhe nxënësit e tjerë informacionin e nevojshëm dhe, a mund ta siguroni atë? (Ndoshta ju dini shumë nga përvoja e përditshme ose mund të mblidhni të dhëna ose raporte nga burime të tjera, të tilla si: libra, gazet, internet.)Nëse ju i përgjigjeni pyetjeve nga a – e  me Jo, sugjerimi juaj nuk vlen
  4. Zgjidhni një ose dy ide dhe, nëse është e nevojshme,. mblidhni materiale për to. Ju mund ta shprehni çështjen në formën e një teze ose me një pyetje po/jo.
  5. Shkruani sugjerimin tuaj në tabelë sipas kategorisë që i takon, së bashku me emrat tuaj. Sigurohuni që të dorëzoni rezultatet tuaja para mbarimit të afatit, në mënyrë që të gjithë të mund të lexojnë kontributin tuaj.
  6. Priteni fletën e shënimeve poshtë, plotësojeni dhe vendoseni ku t’ju thotë mësuesi juaj. Shtoni materialet tuaja.
  7. Lexoni tabelën dhe materialet e nxënësve të tjerë para mësimit.

Fletë Shënimesh: Sugjerime për një çështje debati 

Emrat:

 

 

 

Çështja Kategoria (jeta e përditshme, jeta shkollore etj) Materialet