Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 8, mësimi 1: Detyra për të vendosur mes “DËSHIRA” dhe “NEVOJA”

Living Democracy » Textbooks » Fletë pune për nxënësin për Kapitullin 8, mësimi 1: Detyra për të vendosur mes “DËSHIRA” dhe “NEVOJA”
  • Si grup, zgjidhni 10 fotografi nga i gjithë grumbulli. Pesë prej tyre duhet të përshtaten me kategorinë “DËSHIRA” dhe pesë prej tyre duhet të përshtaten me kategorinë “NEVOJA” (në qoftë se dy ose më shumë grupe dëshirojnë të njëjtën foto, përpiqu të gjesh një zgjidhje).
  • Diskutoni zgjedhjet tuaja:
    • Pse është e rëndësishme kjo në jetën time?
    • Çfarë do të thotë në se unë nuk e kam këtë?
    • Çfarë dua që të kem ose të arrij më vonë në jetë?
    • Çfarë do të thotë kjo për mua si djalë/vajzë?
  • Renditni 10 fotot e zgjedhura sipas rëndësisë dhe shpjegoni arsyen.  A mund të gjendet një zgjidhje që t’i përshtatet të gjithë anëtarëve të grupit?
  • Dy anëtarë të  grupit duhet të mbajnë spangon e rrobave dhe një person duhet të shpjegojë çdo zgjedhje. Shpjegoni vetëm zgjedhjen e parë dhe të fundit. Mundohuni që të shpjegoni me fjalët tuaja dallimin në mes “DËSHIRA” dhe “NEVOJA”. A mund të gjendet një “përkufizim” për të dyja?