Instrumenti 1: Të mësuarit e bazuar në projekte

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 1: Të mësuarit e bazuar në projekte

Si të mbështetim të mësuarit me anë të përcaktimit të detyrave

Mësimdhënia dhe të mësuarit ndërveprues luan një rol kyç në shumicën e aktiviteteve të mësimdhënies të sugjeruara në këtë manual. Objektivat e mësimdhënies ndërvepruese janë njohja (që do të thotë, të menduarit dhe të kuptuarit), të mësuarit dhe veprimi. Çdo fazë e planifikimit të mësimit, monitorimit të detyrave, vlerësimit të rezultateve dhe pasqyrimit të gjithë procesit fsheh një potencial mjaft të pasur të   të mësuarit për nxënësit .
Qasja themelore e integrimit të të menduarit dhe të bërjes ka implikime për të gjithë procesin e të mësuarit. Kjo nuk do të thotë se, trajtimi aktiv i objekteve të të mësuarit është i kufizuar në fazat paraprake të mësimit “të vërtetë”, e cila mendohet se përfshin vetëm mendjet e nxënësve. Përkundrazi, integrimi i të mësuarit dhe të bërit mund t’i japë të gjithë nxënësve një ide të qartë se pse ata mësojnë  nëpërmjet të bërit të gjërave: ata kanë një detyrë për të bërë dhe kjo kërkon shumë aftësi dhe shkathtësi. Në këtë lloj të mësuari, nxënësi duhet të përcaktojë nevojat e tij të mësuarit në çdo situatë të re që lind. Më tej ata do të kërkojnë udhëzime nga ana e mësuesit, që do të thotë se nxënësit përcaktojnë detyrat e mësuesve të tyre dhe jo anasjelltas. Të mësuarit e bazuar në detyra ofrojnë kombinimet më ideale të të mësuarit konstruktivist dhe të mësuarit sipas udhëzimeve.
Në të mësuarit e bazuar në detyra, nxënësit  përballen me probleme që ata dëshirojnë të zgjidhin. Mësimi nuk është një qëllim në vetvete, por të çon në diçka të dobishme dhe kuptimplote. Nxënësit  mësojnë të eksplorojnë mënyrat e zgjidhjes së një problemi, duke i caktuar vetes  dhe mësuesit të tyre detyrat që hapin rrugën për zgjidhjen e problemit. Shkolla është jeta – ky lajtmotiv i EQD/EDNJ vlen edhe në të mësuarit e bazuar në detyra. Shumë situata të vërteta jetësore përbëhen nga gjetja e zgjidhjeve për problemet. Të mësuarit e bazuar në detyra përgatitin nxënësit për jetën, duke krijuar situata të jetës reale si mjeside për të mësuarit.

Të mësuarit e bazuar në detyra ndjekin një model që mund të përshkruhet në terma të përgjithshme. Nëse mësuesi qendron në këtë model, potencialet e të mësuarit duke bërë, që do të thotë, të mësuarit aktiv, do të shpaloset pothuajse vetë:

Nxënësit përballen me detyrën që nevojitet të zgjidhet (paraqitur ose nga mësuesi ose nga libri).

Elemente e të mwsuarit të bazuar në detyra

Nxënësit përballen me detyrën që nevojitet të zgjidhet (paraqitur ose nga mësuesi ose nga libri).
Nxënësit planifikojnë veprimet e tyre.
Nxënësit zbatojnë planin e tyre të veprimit.
Nxënësit reflektojnë për  procesin e tyre të të mësuarit dhe paraqesin rezultatet.

Është e rëndësishme që nxënësit të zbatojnë parimet e të mësuarit me bazë detyrat sa me shpesh në kontekste të ndryshme. Një detyrë e mirë, që i jep shkas problemeve që kanë nevojë të zgjidhen, është mjeti më i mirë për të krijuar një mjedis produktiv dhe interesant të të mësuarit.