1. Hyrje

Living Democracy » Textbooks » 1. Hyrje

EQD/EDNJ është një formë e veçantë e aktivitetit arsimor që ka qëllim të pajisë të rinjtë me aftësi që të marrin pjesë si qytetarë aktivë. Si e tillë ai shfrytëzon forma të veçanta të të mësuarit. Mësuesit duhet të jenë të rrjedhshëm në këto forma të të mësuarit dhe të jenë në gjendje për t’i vënë ato në praktikë në mjedise të ndryshme. Ato përfshijnë forma të ndryshme:

  • të mësuarit  induktiv – në vend që të fillohet  nga koncepte abstrakte, nxënësit njihen me probleme konkrete për t’u zgjidhur ose për të cilët duhet marrë një vendim dhe inkurajimi i tyre për t’i përgjithësuar e përdorur në situata të tjera ;
  • të mësuarit  aktiv – nxënësit duhet të nxiten që të mësojnë duke bërë, në vend që thjesht t’u thuhet ose predikohet për të;
  • të mësuarit  e kontekstualizuar – hartimi i aktiviteteve rreth situatave reale në jetën e shkollës, të komunitetit ose të botës më të gjerë;
  • të mësuarit  bashkëpunues – futja e punës në grupe dhe të mësuarit bashkëpunues;
  • të mësuarit  ndërveprues – mësim përmes diskutimit dhe debatit;
  • të mësuarit  kritik – nxënësit nxiten të mendojnë për veten duke u kërkuar opinionet dhe pikëpamjet e tyre dhe duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e argumentimit;
  • të mësuarit  pjesëmarrës – nxënësve u jepet mundësia  të kontribuojnë në mësuarit e tyre, për shembull, duke iu sugjeruar tema për diskutime ose hulumtime ose duke vlerësuar të mësuarit  e tyre ose të atë të bashkëmoshatarëve.

Për të përmbushur këto plane, mësuesit kanë nevojë për mjete që të mbështetin nxënësit . Disa prej tyre janë veçanërisht të rëndësishme për EQD/EDNJ. Prandaj ato do të përshkruhen këtu në një formë shumë praktike.