Ushtrimi 1.1. – Kartat që përputhen

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 1.1. – Kartat që përputhen
Objektivi mësimor: Ky ushtrim u mundëson nxënësve të lidhen me të tjerët në një mënyrë të parrezikshme.
Shënim për përdorim: Mësuesit mund ta përdorin këtë ushtrim për të vlerësuar nevojat e mësimit dhe parashikimeve të grupit të nxënësve të tyre.
Burimet: Një tog letrash pokeri që përftojnë çifte.

 

Procedura:

  1. Mësuesi shpërndan letrat e pokerit kuturu dhe nxënësve kërkoju të gjejnë gjysmën tjetër të tyre.
  2. Nxënësit, pasi ta kenë gjetur njëri-tjetrin, kalojnë 5-10 minuta duke zbuluar ca të dhëna themelore për njëri-tjetrin:
    • emrin e tyre
    • familjen e tyre
    • vendbanimin e tyre
    • kafshën e tyre e parapëlqyer ose grupin pop, skuadrën e futbollit, ngjyrën etj.
  3. Nxënësit bashkohen me njëri-tjetrin. Secili prej tyre ka mundësinë ta njohë shkurt shokun me pjesën tjetër të grupit.1
  4. Nxënësit ulen nëpër karrige në trajtë rrethore. Mësuesi, për të pasur ndonjë reagim, i nxit nxënësit të komentojnë atë çfarë është e re për ta, ose ajo që u la mbresa në veçanti.

Zgjerim

Kjo veprimtari mund të zhvillohet më tej, duke u kërkuar, për shembull, nxënësve të shkollës fillore,  që parapëlqejnë ngjyrën e kuqe,  të mblidhen së bashku, për të formuar grupe të vogla diskutimi.

Variacion

Nxënësit eksplorojnë mënyra të ndryshme të paraqitjes së informacionit të tyre, për shembull nëpërmjet shprehjes me mimikë, duke bërë «reklamuar» mikun e tyre me afishe ose duke shkruar një poezi.

Materialet

Një grup kartash tek të cilat është shkruar dhe vizatuar një objekt që shokun e ka te një kartë tjetër. Kartat duhet të përmbajnë emërtimin dhe vizatime të cilat do t’u mundësojnë nxënësve të rinj dhe atyre që kanë vështirësi në të mësuarit që të marrin plotësisht pjesë në ushtrim.

trëndafil – gjemb ditë – natë thikë – pirun këpucë – çorape
dritë – errësirë kripë – piper stilolaps – letër tryezë – karrige
i nxehtë – i ftohtë i fortë – i dobët lart – poshtë i lartë – i ulët
jashtë – brenda i hapur – i mbyllur i madh – i vogël i shpejtë – i ngadalshëm
i pastër – i pistë i ashpër – i lëmuar ndaloj – shkoj filloj – përfundoj
mirë – keq po – jo mik – armik i shëndoshë – i hollë
dielli – hëna vëlla – motër djalë – vajzë

 

1. Kjo duhet të shpjegohet nga mësuesi kur jep ushtrimin në mënyrë që nxënësit të mund të zgjedhin ato çfarë duan të zbulojë për veten e tyre.