Prospektet për nxënës 3.5: Skedat e situatave: banorët e ishullit

Living Democracy » Textbooks » Prospektet për nxënës 3.5: Skedat e situatave: banorët e ishullit

Shikoni situatat vijuese dhe vendosni në grupet e juaja çka mendoni ju se duhet bërë për këto situata.

Banorët e ishullit Ardhësit
1Bi Rrethoja të reja
Disa  nga  ardhësit  kanë  filluar  të vendosin rrethoja  përreth  shtëpive të tyre, nëpër shtigje gjithmonë keni përcjellur kafshët. Këto shtigje tanimë janë shkatërruar.
1A Rrethoja të reja
Banorët e ishullit i kanë shkatërruar disa nga rrethojat që ju i keni vendosur për t’i mbajtur brenda kafshët që i keni zënë.
2Bi Cenuesi
Një banor i ishullit po kalonte në një sipërfaqe që ishte rrethuar nga ardhësit dhe atë e kishin gjuajtur dhe vrarë.
2A Cenuesi
Banorët e ishullit kanë shkelur nëpër disa hapësira tokësore që ju i keni rrethuar për kafshët e juaja. Njërit prej tyre i kishin dhënë vërejtje dhe pastaj e kishin gjuajtur.
3Bi Një martesë e përzier
Njëri nga banorët e ishullit ka rënë në dashuri menjë grua të ardhur. Ata duan të martohen dhe të jetojnë në njërin nga komunitetet e ardhësve.
Familja e burrit janë shumë të brengosur për këtë.
3A Një martesë e përzier
Njëra nga gratë e ardhura ka rënë në dashuri me një banor të ishullit. Ata duan të martohen dhe të jetojnë në një komunitet të ardhësve. Disa nga
ardhësit janë të brengosur për këtë.
4Bi Vendet e shenjta
Disa nga ardhësit gërmojnë për të gjetur minerale në malet ku ju besoni se jetojnë shpirtrat e stërgjyshërve tuaj. Këto vende janë të shenjta për ju. Në shenjë proteste, ju keni sulmuar disa nga burrat që e bënin gërmimin.
4A Vendet e shenjta
Ju keni zbuluar minerale të çmueshme në malet. Këto minerale mund t’ua shitni tregtarëve në vendin tuaj. Banorët e ishullit duket se malet i konsiderojnë si të shenjta, që ju mendoni se është vetëm një besëtytni. Ata i kanë sulmuar burrat që e kanë bërë gërmimin.
5Bi Edukimi
Disa nga ardhësit e kanë hapur një shkollë dhe i kanë ftuar fëmijët tuaj të shkojnë dhe të mësojnë leximin dhe shkrimin.
5A Edukimi
Disa nga ardhësit kanë hapur një shkollë. Ata u kanë bërë thirrje banorëve të ishullit t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë].