I. Fletë pune për nxënësit – Hyrje

Living Democracy » Textbooks » I. Fletë pune për nxënësit – Hyrje

Të nderuar nxënës,

Ky është manuali juaj. Në faqet e mëposhtme ju do të gjeni një numër fletësh pune për ju, për t’i përdorur në klasë ose në shtëpi.

Mësuesi juaj do të shpjegojë se kur dhe se si do t’i përdorni ato, por ju ndërkohë, nëse mendoni se ato do të jenë të dobishme, mund të vendosni që t’i përdorni vetë.

Për të përdorur disa nga mjetet, do t’ju duhet të punoni në mënyrë të pavarur. Me të tjerat, ju do të duhet të punoni së bashku me shokët e shoqet e klasës.

Ndonjëherë ju do t’ju nevojitet të prisni diçka nga Fletët e Punës dhe, herë të tjera, duhet të shkruani ose të vizatoni diçka për to.

Disa detyra do të jenë të lehta për t’u bërë. Të tjerat do të jenë më të vështira, por ato do t’ju bëjnë të mendoni më shumë.

Nëse keni nevojë për më shumë ndihmë ose përkrahje, ju mund të përdorni mjetet në fund të këtij manuali.

Ne shpresojmë që ju ta shijoni punën që do të bëni dhe, me siguri, do të keni shumë ide të mira!