Ushtrimi 5.1. – Kjo është e padrejtë

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 5.1. – Kjo është e padrejtë
Objektivi mësimor Nxënësit vetëdijesohen për konceptet e tyre për drejtësinë dhe padrejtësinë.
Burimet Studime shoqërore dhe gjuhë.

Procedura

Nxënësit punojnë në çifte.

  1. Mësuesi i kërkon çdo çifti të zgjedhë nga një foto.
  2. Mësuesi kërkon nga nxënësit të përshkruajnë gjendjen siç e kuptojnë:
    – «Mund të shoh…» (përshkrimin faktik)
    – «Unë ndihem…» (reagim emocional)
    – «Kjo më bën të mendoj për…» (shoqërizim, ide)Pastaj, mësuesi u kërkon atyre të renditin fotot, duke përdorur tri kategori:
    – Fotografitë tregojnë një situatë që është e drejtë dhe e paanshme.
    – Fotografitë tregojnë të kundërtën, d.m.th., një shembull të padrejtësisë.
    – Nxënësit nuk janë të sigurt si t’i grupojnë fotografitë.
  3. Palët formojnë grupe me nga katër nxënës. Çdo palë i shpjegon palës tjetër pikturën e vet dhe përpiqet t’i bindë ata për vendimin. Pastaj pikturat bashkë me komentet e grupeve. paraqiten në klasë Çdo nxënës duhet të ketë kohë për të studiuar ekspozitën.
  4. Sesioni plenar:
    – Cilat situata përshkruhen si të drejta – ose si të padrejta?
    – Përse nuk qe e lehtë të merrej vendim rreth disa situata të përshkruara?
    – Cilat rrethana shkaktojnë padrejtësi?
    – Si mund të ndryshohen këto situata të padrejta?

Zgjerim

Nxënësit formojnë disa grupe. Çdo grup zgjedh një shembull padrejtësie dhe trajton pyetjen e fundit: Si mund të mposhtet kjo formë e padrejtësisë?

Së pari, ata mund të identifikojnë të drejtat e njeriut që janë shkelur në rastin në fjalë. Së dyti, mund të kërkojnë të gjejnë mënyra të ndryshme për të mbrojtur dhe zbatuar të drejtat e njeriut.