Mësimi 3: Të drejtat dhe përgjegjësitë

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Të drejtat dhe përgjegjësitë

Si mund të ekzistojnë të drejtat pa përgjegjësi?

Objektivat e mësimnxënies Nxënësit kuptojnë si ata mund të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Nxënësit kuptojnë se të drejtat e njeriut janë të lidhura me përgjegjësitë – përgjegjësitë e shtetit dhe të institucioneve, si dhe përgjegjësitë e tyre morale.
Detyrat e nxënësve Nxënësit identifikojnë përgjegjësitë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe kontributet e tyre personale.
Burimet Fletë e bardhë e letrës dhe stilograf.
Prospektet e nxënësve 5.4 për çdo çift të nxënësve. Prospektet e nxënësve 5.2 për çdo çift të nxënësve.
Metodat Punë në çifte ose në grupe.
Të menduarit kritik.

Kuti informacioni

Një e drejtë e njeriut asnjëherë nuk do të respektohet nëse një individ apo autoritet nuk merr përgjegjësinë për realizimin e saj. Edhe pse qeveritë janë bartësit kryesor të detyrimeve në këtë rast, ka shumë nevojë që organet tjera dhe individët të promovojnë dhe të mbrojnë të drejtat njeriut. Çdo individ ka përgjegjësi morale t’i kontribuojë një kulture në të cilën vlerat e të drejtave të njeriut shkaktojnë sjelljen tonë në jetën e përditshme.

Një aktivitet i mundshëm shtesë do të ishte paraqitja e temës mbi të drejtat pozitive dhe negative dhe puna me projekte.

Mësimi

Nxënësit formojnë çifte. Është me rëndësi që në klasë të ketë numër të barabartë të çifteve.

Çdo çifti i jepet një fletë e bardhë e letrës dhe stilograf dhe nga ata kërkohet që të shënojnë tri të drejta të rëndësishme të cilat ata mendojnë se duhet t’i kenë në shkollë, dhe tri të drejta të rëndësishme të cilat ata mendojnë se duhet t’i kenë në shtëpi. Shembujt mund të jenë e drejta për të mos u mbingarkuar me detyra shtëpie ose e drejta për të marrë ca para xhepi.

Pasi të përfundohet kjo, mësimdhënësi i shpërndan çdo çifti kopjen e prospekteve për nxënës 5.4, Të drejtat dhe përgjegjësitë, dhe prospektet për nxënës 5.2, Lista e të drejtave të njeriut. Nga nxënësit kërkohet që të shqyrtojnë listën e të drejtave të njeriut dhe të diskutojnë se cilat të drejta më së miri korrespondojnë me gjashtë të drejtat të cilat ata i kanë shënuar në fletën e tyre të letrës.

Pasi të kenë vendosur, ata i shkruajnë gjashtë të drejtat në kolonën e parë të prospekteve për nxënës 5.4. Tani mësimdhënësi mund të pyes nxënësit nëse ata kanë nevojë për ndonjë sqarim për të drejtat që i kanë shënuar.

Pasi të kompletohet kolona e parë, mësimdhënësi u shpjegon nxënësve se çdo e drejtë bart përgjegjësi gjegjëse, duke u dhënë shembullin vijues: “Liria e fjalës është e kufizuar me përgjegjësinë për të mos thënë gjëra të pavërteta, të cilat do të degradonin personin tjetër dhe do të shpërdoronin të drejtën e tij për dinjitet dhe reputacion të mirë.” Mësimdhënësi gjithashtu mund t’u shpjegojë se ekuilibri i të drejtave të njeriut dhe përgjegjësitë e tij për të respektuar të drejtat e njerëzve të tjerë do të thotë se ne duhet të ushtrojmë të drejtat tona në kuadër të disa kufizimeve të caktuara. Ka shumë situata në të cilat të drejtat dhe përgjegjësitë e njerëzve të ndryshëm janë në konflikt. Për shembull, në klasë, e drejta për edukim mund të jetë në konflikt me të drejtën për kohë të lirë, kur disa nxënës duan të mësojnë derisa të tjerët preferojnë vetëm të argëtohen. Për më tepër, shkolla ka përgjegjësi t’i mësojë dhe edukojë nxënësit dhe të sigurojë që mësimdhënësit të kenë të drejtë në kushte të përshtatshme pune (siç është të mos kenë shumë zhurmë në ambientin e tyre të punës).

Mësimdhënësi në vijim kërkon që çdo çift i nxënësve t’i shkëmbejë listat e tyre me një çift tjetër. Çifti i ri në vijim duhet të diskutojë shembuj të dy niveleve të përgjegjësisë që korrespondojnë me çdo të drejtë të shënuar nga çifti tjetër (shih shembullin më poshtë):

  • Niveli i parë: përgjegjësinë që e kanë individët për të siguruar që të tjerët të mund të gëzojnë të drejtën (kjo duhet të shkruhet në kolonën e dytë).
  • Niveli i dytë: përgjegjësitë (aty ku ekzistojnë) për autoritetet (siç është shkolla apo autoritetet lokale) për të siguruar këtë të drejtë. Kjo duhet të shënohet në kolonën e tretë. Për shembull, përgjegjësia e çdo individi për të respektuar privatësinë e ditarit të nxënësve të tjerë; përgjegjësia e shkollës për të mos kontrolluar gjërat personale të individit kur kjo është e panevojshme (për shembull, të mos lexohet ditari derisa klasa kontrollohet për një kalkulator të vjedhur).

 

E drejta e njeriut
(në shkollë, në shtëpi)
(Përgjegjësia (morale) e individit Përgjegjësia e shkollës, e autoritetit, etj.
E drejta për privatësi Të mos shikosh në ditarin e tjetërkujt Të mos lexohet ditari i nxënësit kur kontrollohen gjërat personale të individit në rast të vjedhjes

Pastaj, mësimdhënësi mund të pyes çdo çift t’i raportojë klasës për një të drejtë dhe për përgjegjësitë përkatëse nga listat e tyre.

Meqë theksi i këtij mësimi është në përgjegjësitë, mësimdhënësi mund të vendosë të vizatojë dy kolona në dërrasën e zezë, një për përgjegjësitë individuale, tjetrën për përgjegjësitë e autoriteteve, dhe derisa nxënësit japin shembuj, këto mund të shënohen në dërrasën e zezë. Mësimdhënësi mund të përfundojë orën me një rishikim të përgjegjësive dhe të kërkojë që nxënësit të komentojnë për listat.

Aktivitet shtesë

Nëse premton koha, ose nëse mësimdhënësi dëshiron të vazhdojë mësimin për të përfshirë idenë e të drejtave pozitive dhe negative dhe punën me projekte, ai mund të kryej aktivitetet vijuese.

Mësimdhënësi mund të fillojë duke shpjeguar se të drejtat e njeriut ndonjëherë ndahen në “të drejta negative”dhe “të drejta pozitive”.

Të “drejta negative” janë të drejta të cilat ndalojnë apo pengojnë diçka të pakëndshme (siç është ndalimi i torturës). Të “drejtat pozitive” janë të drejta që në mënyrë të qartë kërkojnë që dikush të bëjë diçka apo të ketë bërë diçka (siç është e drejta për ushqim: çdokush ka të drejtë të ketë ushqim të mjaftueshëm). Ndonëse të “drejtat negative” nuk presin që njerëzit të kryejnë veprime të caktuara, të “drejtat pozitive” presin që individët dhe autoritetet të kryejnë veprime të caktuara për të siguruar këto të drejta.

Mësimdhënësi gjithashtu u shpjegon se shumica e të drejtave të njeriut kanë edhe anë negative edhe pozitive. Për shembull, e drejta për të mos u torturuar do të thotë se autoritetet nuk duhet  të keqtrajtojnë njerëzit të cilët janë të burgosur, por do të thotë gjithashtu se autoritetet duhet t’u japin udhëzime të qarta forcave policore lidhur me këtë.

Nga nxënësit kërkohet që ata t’u kthehen listave të tyre të të drejtave të njeriut dhe të zgjedhin tri prej tyre. Ata duhet të kërkojnë shembuj të veprimeve pozitive apo negative në jetët e tyre për të treguar përgjegjësinë e tyre morale. Ata pastaj duhet të kërkojnë shembuj të tjerë, këtë herë për të treguar përgjegjësinë e shkollës apo të autoriteteve lokale/vendore. Për këtë qëllim, ata mund t’u shënojnë shenjën e plusit ose të minusit përgjegjësive që i kanë zgjedhur: shih shembullin më poshtë.

Nëse mësimdhënësit dëshirojnë që këtë aktivitet ta shfrytëzojnë si hyrje për punën me projekte, ata

Të drejtat e njeriut (në shkollë, në shtëpi)
Përgjegjësia (morale) e individit Përgjegjësia e shkollës, e autoritetit, etj.
E drejta në privatësi (= shembull) (+) (+) Të kujdeset që dosjet e nxënësve të shkollës të mos shikohen nga vizitorët
(-) Të mos shikosh ditarin e dikujt tjetër pa u kërkuar nga ju që këtë ta bëni (-) (shkolla) Të mos kontrollojë gjërat personale të dikujt nëse kjo striktivisht nuk është e nevojshme (-) (shteti) Të sigurojë legjislacionin për mbrojtjen e privatësisë së individëve

mund të kërkojnë nga nxënësit që të zgjedhin disa nga të drejtat e njeriut të cilat do të trajtohen më hollësisht gjatë javëve apo muajve të ardhshëm. Pastaj nxënësit përpilojnë një plan dhe pajtohen për objektivat e përgjithshme të këtij plani, si dhe për hapat e ndryshëm që duhet të ndërmerren. Ata gjithashtu vendosin se kur duhet të kryhet çdo detyrë dhe nga kush.

Plani

Objektivi i përgjithshëm:
Çka duhet bërë? Kush do ta bëjë? Kur duhet kjo të jetë e gatshme?
a
a
a

Gjatë disa mësimeve të ardhshme, ky plan duhet të përcillet dhe në fund të vlerësohet.