Mësimi 1: Superheroi? – Çfarë duhet të jetë pozita e kreut të klasës?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: Superheroi? – Çfarë duhet të jetë pozita e kreut të klasës?

What should the position of the head of the class be?

Objektivat e mësimit Nxënësit reflektojnë rreth konceptit të përgjegjësisë dhe autorizimit, duke diskutuar pozitën e kreut të klasës.
Detyrat e nxënësve Nxënësit diskutojnë për përgjegjësitë, kompetencat dhe pozitën që duhet të ketë kreu i klasës.
Burimet Tabelë, lapsa, materiale të shtypura, foto e madhe e një superheroi.
Metodat Punë individuale, punë në grup, diskutim plenar.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësve iu paraqitet një material me një “Superhero”. Atyre u caktohet detyrë të plotësojnë rrathët bosh me kompetencat dhe përgjegjësitë që duhet të ketë kreu i klasës. Ata e bëjnë këtë punë për 10 minuta.

Pas plotësimit të kësaj detyre, nxënësit mblidhen në grupe me nga katër vetë dhe diskutojnë materialin e përgatitur prej tyre. Ata arrijnë në përfundim në lidhje me karakteristikat, kompetencat dhe përgjegjësitë më të rëndësishme, që duhet t’i ketë kujdestari (kreu) i klasës. Nxënësit shkruajnë përfundimet në  skedat e letrës.
Secili grup ngjit parapëlqimet e tij në foton e superheroit,  të  vendosur në tabelë ose në dërrasën e zezë.

Mësuesi fillon diskutimin me anë këtyre pyetjeve:

  • Cila është kompetenca më e rëndësishme që duhet të ketë kreu i klasës?
  • Kur do ketë nevojë kreu i klasës për mbështetje nga të tjerët?
  • A duhet patjetër që kreu (kujdestari) i klasës të jetë një superhero?
  • Në cilat situata kreu i klasës do të jetë njëlloj si gjithë të tjerët?
  • Çfarë dobësish mund të ketë kreu (kujdestari) i klasës?
  • Në çfarë rrethanash e mendoni se kreu i klasës duhet të zëvendësohet prej dikujt tjetër? Si?
  • Cilat janë dëshirat e pamundura për t’u realizuar nga kreu (kujdestari) i klasës?

Pas diskutimit, nxënësve u jepet detyra  të përfytyrojnë veten në garë për postin e kreut të klasës. Ata duhet të mendojnë për përgjegjësinë dhe kompetencat, që ata diskutuan dhe të vlerësojnë vetveten nëse ata do ishin në gjendje të merrnin këtë detyrë.
Mësuesi i fton nxënësit të regjistrojnë emrat e tyre në një copë letre, nëse janë të interesuar që të marrin këtë pozicion.