1. Hyrje

Living Democracy » Textbooks » 1. Hyrje

Fillimi dhe mbështetja e proceseve të mësuarit të nxënësve është një nga detyrat më mbresëlënëse ofron profesioni ynë. Nëse nuk keni një ide të qartë për veçoritë e stileve të të mësuarit që nxënësit do të përdorin për të arritur objektivat që ju (ose edhe ata bashkë me ju) keni vendosur për ta,  ju nuk do keni mundësi të planifikoni në mënyrë të përshtatshme mënyrat dhe mjedisin e të mësuarit, aktivitetet e të mësuarit, detyrat dhe metodat e punës. EQD/EDNJ këto mënyra mund të jenë shumë të ndryshme dhe kushdo që i kushton kohë dhe përpjekje problemit se si mësojnë individë të ndryshëm, do të arrijë diçka më të mirë dhe, me kalimin e kohës, do të bëhet ekspert i  të mësuarit.