Ushtrimi 8.6. – Ndëshkimi kundrejt zgjidhjeve pozitive të konflikteve

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 8.6. – Ndëshkimi kundrejt zgjidhjeve pozitive të konflikteve
Objektivat mësimore

Nxënësit nxiten të pranojnë nocionin e ligjit dhe të rregullave në grup.

Nxënësit janë në gjendje të pranojnë dallimet dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse.

Ata zhvillojnë potencialin e tyre krijues në zgjidhjen e konflikteve.

Burimet Fleta e punës  për nxënësin: «Lista e ndëshkimeve».

Procedura

  1. Nxënësit shprehin ide për format e ndëshkimit. Kjo hyrje e mësimit i trajton si ekspertë, meqë ata mund të shfrytëzojnë përvojën dhe vëzhgimin. Tanimë, ata mund të vijojnë me komente.Mësuesi u shpërndan nxënësve fletën e punës me titull «Lista e ndëshkimeve», të cilën  ata e lexojnë në heshtje.
  2. Nxënësit diskutojnë në grupe të vogla (me tre ose katër vetë) se cilat ndëshkime kanë kuptim e cilat jo.
  3. Grupet ndajnë rezultatet e tyre me grupet e tjera (këtu është e dobishme loja formuese shiko Ushtrimin 5.3).
  4. Nxënësit kthehen në grupet e tyre për të diskutuar se cili ndëshkim, nëse ka ndonjë, duhet zbatuar në situatat e mëposhtme:
    • Një nxënës arrin me vonesë në shkollë.
    • Nxënësi nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë.
    • Një nxënës pengon punën në klasë.
    • Një nxënës fyen një shok klase për shkak të prejardhjes të tij/saj etnike ose të besimit fetar.
    • Një nxënës ngacmon një nxënëse.
    • Një nxënës është i dhunshëm në klasë/gjatë pushimit.
  5. Seancë plenare: nxënësit paraqitin rezultatet e tyre.
    Diskutimi në vazhdim do t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje: a ka alternativa të tjera përveç detyrimit  të ndëshkimit (p.sh., ndërmjetësimi mes keqbërësit dhe viktimës)?

Zgjerim

Nxënësit çojnë deri në fund skenën e zgjidhjes pozitive, krijuese të konflikteve në klasë.

Materialet

Fleta e punës e nxënësit

Lista e ndëshkimeve

  1. Shkrimi i një poezie
  2. T’u tregosh një përrallë fëmijëve të vegjël
  3. Të tregosh shaka dhe gjëza në klasë.
  4. Dhjetë ulje-ngritje për sharjet
  5. Qëndrimi në klasë pas mësimit për aq minuta sa u vonua në mëngjes
  6. Të rrijë në këmbë teksa shkruan
  7. Përgatitja e mësimit për klasën
  8. Të merret një orë me kopshtari
  9. Pastrimi i hapësirës çlodhëse
  10. Pastrimi i klasës
  11. Largimi nga mësimi
  12. T’i vrapojë  dhjetë herë rreth ndërtesës së shkollës
  13. Ndalim i lëvizjes gjatë pushimit
  14. Punë shtesë në një nga lëndët ku nxënësi është i dobët
  15. Pagesa e një gjobe që ndihmon për të mbuluar shpenzimet e përgjithshme
  16. Të shkruajë një shfajësim
  17. Sugjerime të mëtejshme…