2. Grupimi i të drejtave të fëmijëve në katër dimensione

Living Democracy » Textbooks » 2. Grupimi i të drejtave të fëmijëve në katër dimensione

Konventa për të Drejtat e Fëmijës mund të ndahet në katër  grupime të të drejtave. Këto kategori mund të përdoren në veprimtaritë mësimore, duke u lejuar nxënësve përpjekjet  për t’i grupuar të drejtat në katër kategori. Kjo mund të bëhet individualisht ose në grupe,

I. Të luajmë një rol – do të thotë të jesh i aftë të marrësh pjesë në proceset e vendimmarrjes, liria për të formuar grupe, liria e mendimit dhe liria për të fituar informacion nga burime të ndryshme.

II. Të arrijmë potencialin tonë – do të thotë se duhet të përmbushen kushte të veçanta, në mënyrë që të arrihet zhvillimi i duhur personal. Në ktë grup bëjnë pjesë të drejtat që lidhen me arsimimin, familjen, kulturën dhe identitetin personal si pjesë të rëndësishme të jetës sonë.

III. Të jetosh mirë – E drejta për mbijetesë përfshin nevojat tona bazë. Këto përfshinë ushqimin dhe mbrojtje, standardin e jetesës dhe shëndetin.

IV. Të qenit i lirë nga dëmtimet – do të thotë  që të rinjtë kanë të drejtën e mbrojtjes nga abuzimi, shpërfillja, shfrytëzimi ekonomik, tortura, trafiku dhe prostitucioni.

Në listën e mëposhtme,  të drejtat renditen në këto ktër kategori:

Grupi

Neni

Titulli i shkurtuar

I. Të luajmë rolin tonë: E drejta për pjesëmarrje

3

Përparësia e nevojave të fëmijës në vendimet politike, juridike dhe legjislacion

12

Liria e mendimit dhe e drejta për t’u dëgjuar për të gjitha çështjet vetjake

13

Liria e shprehjes

14

Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar

15

E drejta e shoqërimit dhe e demostrimeve paqësore në publik

16

Mbrojtja e privatësisë

17

E drejta për medien dhe burimet e informacionit

II. Të zhvillojmë potencialin tonë: e drejta për t’u zhvilluar

5

Respektimi i të drejtave të prindërve

7

Emri dhe nënshtetësia

8

Mbrojtja e identitetit të fëmijës

10

Ribashkimi familjar

21

Birësimi

23

Fëmijët me aftësi të kufizuar

28

Arsimimi

29

Qëllimet e arsimimit

30

Fëmijët e pakicave

III. Të jetojmë mirë: e drejta jonë për mbijetesë

6

Mbrojtja e mbijetesës dhe zhvillimit

9

Parimi i mosndarjes nga prindërit

18

Përgjegjësia e prindërve dhe kujdestarëve

24

Mbrotja e shëndetit dhe e të drejtës për kujdes shëndetësor

26

Sigurimet shoqërore

27

Standarde të përshatshme jetese

31

Pushim, lojë dhe kohë e lirë

IV. Liria nga lëndimi: e drejta jonë për mbrojtje

2

Mos diskriminimi

11

Mbrojtja nga rrëmbimi

19

Mbrojtja nga abuzimi

20

Të rinjtë pa familje

22

Fëmijët refugjatë

25

Rishikimi i trajtimit ose i kujdesit

32

Puna e fëmijëve

33

Mbrojtja nga drogat narkotike

34

Mbrojtja nga shfrytëzimi seksual

35

Mbrojtja nga shitja dhe trafikimi

36

Mbrojtja nga të gjitha format e tjera të shfrytëzimit

37

Tortura dhe burgosja

38

Lufta dhe konfliktet e armatosura

39

Rehabilitimi dhe integrimi

40

Drejtësia për rininë

Në tabelën e mësipërme, mungojnë katër të drejta. Ato nuuk mund të renditen në një nga kategoritë, sepse ato përqendrohen kryesisht në përgjegjësitë e shtetit. Ato janë:

1

Përkufizimi i fëmijës

4

Zbatimi i të drejtave

41

Standardet kombëtare më të larta kanë përparësi

42

Detyrimi për të bërë të njohura të drejtat