2 – Fletë pune 3: Qëndrimet dhe format e vlerësimit

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 3: Qëndrimet dhe format e vlerësimit

Vlerësimi i proceseve të të mësuarit (formues)

Ky vlerësim i shërben përmirësimit, kontrollit dhe i verifikimit  në procesin e të nxënit nga ana e  nxënësit oseaktivitetevemësuesit dhe nxënësit për të arritur një objektiv të caktuar.

Vlerësimi i arritjeve të të nxënit (përmbledhës)

Një vlerësim përfundimtar përmbledh  njohurive dhe aftësive ka fituar nxënësi në fund të një procesi të mësuari. Qëllimi i tij kryesor është informojë, për shembull, nxënësit ose prindërit në lidhje me nivelin e arritjeve të nxënësit.

Vlerësimi parashikues

Ky lloj vlerësimi synon zhvillimin e ardhshëm të nxënësit. faza të ndryshme gjatë karrierës shkollore të nxënësit, njerëzit e përfshirë procesin e arsimimit të tij (nxënësit, mësuesit, prindërit, në disa raste psikologët dhe autoritet e shkollave) rekomandojnë si një nxënës duhet të vazhdojë karrierën e tij.

Vlerësimi i proceseve të të mësuarit

Qëllimi kryesor vlerësimin e proceseve të të mësuarit (ose vlerësimi formues) është të mbështesë nxënësit individualisht. Kështu, përmirësohet efikasiteti i mësimdhënies. Në vend që të luftohet me simptomat, shqyrtohen arsyet e fshehta të vështirësive të të mësuarit  dhe trajtohen ato (këto arsye mund të jenë të karakterit njohës ose emocional). Gabimet nuk analizohen por korrigjohen. Në këtë mënyrë, idetë dhe mentaliteti i një nxënësi  mund të kuptohet dhe mbështetet në një mënyrë të qëllimtë e të orientuar. Vështirësitë duhet të diskutohen së bashku me nxënësin dhe mund të trajtohen duke përdorur masa ose detyra të veçanta mbështetëse. Duke analizuar burimin e gabimeve, nxënësit  nuk duhet të përshtaten sipërfaqësisht, as të ndihen në mëshirë të vështirësive të tyre. Në vend të saj, ata mësojnë se si të zhvillojnë strategji individuale për t’u përballur me problemet e tyre.
Nga ky këndvështrim, i  mësuar i suksesshëm  do të thotë një drejtim të vazhdueshëm i procesit të të mësuarit dhe i veprimit ndaj gabimeve nga të dy palët si nga mësuesi edhe nga nxënësi – dhe jo thjesht kërkim për metodat më të mira.
Mundësitë e vlerësimit të proceseve të të mësuarit:

  • vëzhgimet;
  • teste të vogla të përditshme;
  • testet pas një faze të gjatë pune.

Testet që vlerësojnë proceset e të mësuarit veprojnë si një tregues për procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit. Ato i mundësojnë nxënësit dhe mësuesit kontrollojnë nivelin e  arritjeve. Mangësitë dhe pasiguritë mund të mbushen e plotësohen me detyra shtesë.
Mundësitë e testimit:

  • vëzhgimi i nxënësve, ndërsa ata zgjidhin një detyrë;
  • shikim dhe analizim i kujdesshsëm i detyrave të përfunduara;
  • biseda individuale rreth detyrave të përfunduara;
  • drejtimi i pyetjeve rreth mënyrës së zgjidhjes së problemit;
  • teste të shkurtra.

Përveç vëzhgimeve dhe bashkëbisedimeve për  mënyrën e punës në detyra dhe rreth burimeve të gabimeve lindin edhe synime individuale nxënësit  i vënë vetes. Këto synime mund të vendosen nga mësuesi ose në bashkëpunim me të.
Pasoja që shoqëron këtë lloj vlerësimi është zhvendosja drejt:

  • mësimit orientuar drejt një qëllimi, në vend të të mësuarit e thjeshtë sipas përmbajtjes;
  • mësimit të individualizuar në vend të mësimit ku të gjithë punojnë për  të njëjtën detyrë.

E thënë shkurt, vlerësimi i arritjeve të të mësuarit\ (ose vlerësimit përmbledhës) ofron një vlerësim të arritjeve të nxënësit. Ai përmbledh të gjitha njohuritë dhe kompetencat e fituara. Ai vepron si një instrument reagimesh për prindërit, nxënësit dhe mësuesit. Ajo mund të jetë baza e një mbështetje të orientuar drejt një qëllimi.
Këto lloje vlerësimi përdoren pas zhvillimit për një kohë të gjatë të njësive mësimore  përmes vëzhgimeve dhe testeve. Ato informojnë përmes trajtimeve të ndryshme për shkallën në të cilën nxënësit kanë realizuar objektivat  e ndryshëm. Shembuj të vlerësimit të arritjeve të të mësuarit janë të gjitha llojet e testeve, të cilat kontrollojnë njohuritë e akumuluara të nxënësve ose kompetencat në një pjesë të caktuar të lëndës për një periudhë të caktuar kohore (për shembull, kuice për  demokracinë, teste matematike, teste fjalori, teste studimesh sociale). Vlerësimi i arritjeve të të mësuarit  përdoret   në shkolla, në të gjitha lëndët. Edhe pse ata janë të nevojshëm për notat e nxënësve dhe i japin mësuesit informacione të veçanta në lidhje me ecurinë e përgjithshme të nxënësve, ata bartin edhe probleme të ndryshme.
Si mjet informativ përdoren notat. Në lidhje me notat ka disa probleme ende të pazgjidhura:

  • Mësues ndryshëm e vlerësojnë të njëjtin arritje në mënyra të ndryshme. Vlerësimi nuk është objektiv. Në këtë këndvështrim, nuk ka ka rëndësi lënda në të cilën vlerësohet nxënësi.  Një test matematike do të vlerësohej po aq ndryshe nga mësues të ndryshëm sa edhe një tregim me shkrim. Kësisoj, vlerësimi ndikohet fuqimisht nga mësuesi i vlerëson. Kjo  mund të jetë një çështje besimi për një nxënës dhe karrierën e tij   individuale shkollën e ardhme, në cilën klasë dhe me cilin mësues ai ose ajo e kalon kohënshkollë. Mund të thuhet se objektiviteti i vlerësimit nuk është i plotësuar si kriter.
  • Një mësues ka prirje të vlerësojë të njëjtën punënjë nxënësi në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme. Vlerësimi nuk është i besueshëm. Pa marrë parasysh se cila lëndë është objekt i vlerësimit, një mësues do të vlerësojë në mënyra të ndryshme në kohë  ndryshme. Mund të thuhet se kriteri i besueshmërisë nuk është përmbushur.
  • Nuk është e përcaktuar qartë se çfarë është e shprehur përmes një note (aftësitë, kompetencat, njohuritë, qëndrimet?). Kur mësuesit përdorin notat vlerësimin e arritjeve të tyre ata integrojnë aspekte të ndryshme notën e dhënë, të tilla, si: arritjet efektive në semestrin e kaluar, aftësinë e vlerësuaraarritjeve, përparimin në të mësuar ose përkeqësimin në krahasim me mesataren e motivimin e klasës, si dhe aspekte disiplinore. Është shumë e vështirë për nxënësin zbulojë se çfarë nënkupton    nota e marrë. Zakonisht, nxënësit  nuk dinë për strategjitë e ndryshme të vlerësimit mësuesve të tyre. Përmbajtja mund të jetë shumëdimensionale dhe hapësira për interpretim mund të jetë e madhe. Duke pasur parasysh funksionet e ndryshme të notave shoqërinë tonë të tilla, si: kualifikimi, përzgjedhja dhe shpërndarja, interpretimi i notave bëhet edhe më i ndërlikuar. Mund të thuhet se kriter i vlefshmërisë nuk është përmbushur. Për shumicën e funksioneve mësipërme,  notat sipas një vlerësimi të arritjeve të të nxënit nuk janë tregues të dobishëm për shkollën e ardhshme ose suksesin në studimet
  • Praktika e zakonshme e notave sipas një vlerësimi të arritjeve të të nxënit ka pasoja të rëndësishme e të pa dëshiruara: dhënia e notave brenda një klasë, sipas një shpërndarje normale, të çon edhe më shumë drejt përvojave të dështimit për shkolla me nxënës më të dobët nga ana akademike. Për shkak të vendeve të pakta, pas një shpërndarjeje normale, vendet e mira dhe shumë të mira janë të rezervuara për të njëjtët nxënës; të njëjtët nxënës do të mbeten gjithmonë në anën tjetër të vijës. Edhe në qoftë se përmirësojnë arritjet e tyre akademike ata përsëri do të vazhdojnë të mbeten po prapa liste. Prandaj, duke i renditur nxënësit sipas nivelit të arritjeve të tyre,  të vlerësuar në kuadër të klasës, do të çojë vetëm demotivim dhe humbje të interesit, sepse situata mbetet e pandryshueshme, veçanërisht për ata më të dobëtit.
  • Notat nuk janë të zbatueshme situata ose për dukuri të caktuara: mund të jetë e thjeshtë në lëndë si matematika për të arritur në një përgjigje të saktë osegabuar, por kjo bëhet e vështirë lëndët e artit ose në ndonjë fushë tjetër krijuese të të mësuarit si dhe ato të gjuhës. Kjo është për shkak të mungesës ose të paqartësisë kritereve për vlerësim dhe për shkak të faktit se lëndë ndryshme kërkojnë aftësi ose kompetenca të ndryshme. EQD/EDNJ diskutimi i formave të ndryshme të zgjidhjes së një problemi mund të çojë në ide shumë krijuese ose inovative, ndërsa lëndët e tjera vetëm një përgjigje mund të merret si e saktë. Pra, ekziston rrezikunotat dhe dëshira për të qenë gjendje për të vendosur nota për gjithçka për të vlerësuar të nxënit me metodën e arritjeve, mund të çojë në uniformitet. Një kërkim krijues për mënyra të reja për zgjidhjen e kësaj detyre nuk mund të bëhet.
  • Notat për aritmetikën matematikisht janë të pavlefshme: në mënyrë ideale, notat nuk mund të jetë më shumë se vlerësime të përafërta për një numër të përafërt nxënësish brenda klasës. Në këtë drejtim, madje edhe metoda shumë të sakta matematikore nuk mund të shërbejnë si një mjet për përmirësimin e kësaj situate. Llogaritja e mesatares së një note, duke shtuar nota të ndryshme dhe duke e pjesëtuar përsëri me numrin e notave të dhëna, në mënyrë sipërfaqësore mund të shërbejë vetëm si një burim shtesë i sigurisë në vlerësim. Ajo mund të varet gjithashtu edhe nga koha kur është vënë ajo notë. Një nxënës i cili e fillon semestrin me një notë mjaft të ulët dhe përmirësohet gjatë kohës duhet të vlerësohet ndryshe nga një nxënës tjetër,  notat e të cilit përkeqësohen gjatë semestrit. Edhe pse mesatarja e përllogaritur mund të jetë e njëjtë, statusi i arritjeve dhe progresit të të mësuaritkëtyre dy nxënësve nuk janë të barabartë. 

Pas problemeve të lartpërmendura, vlerësimi i arritjeve të të mësuarit nuk duhet të jetë e vetmja mënyrë për grumbullimin e informacionit në lidhje me arritjet  e nxënësve EQD/EDNJ. Edhe kompetencat dhe aftësitë e fituara nga nxënësit  duhet të maten duke zbatuar metodat e vlerësimit formues.

Vlerësimi parashikues

Vlerësimi parashikues vepron si një mjet për vlerësimin dhe parashikimin e karrierës së ardhshme. Vlerësimi parashikues kombinon aspektet themelore të marra nga një vlerësim i proceseve dhe i arritjeve të të mësuarit dhe përpiqet të formulojë një diagnozë për të ardhmen e nxënësit.  Kjo të çon në pyetje të tilla si: a mundemi ne të mbështesim zhvillimin individual dhe proceset pozitive të të mësuarit? Vlerësimi parashikues bëhet shumë i rëndësishëm në faza të ndryshme të jetës akademike të nxënësit:

  • regjistrimi në shkollë;
  • përsëritja e një viti;
  • ndryshimi i klasës/shkollës;
  • transferimi lloje shkollash të ndryshme (për shembull, në një shkollë të arsimit special);
  • transferimi në një nivel më të lartë shkollimi.

Në këtë aspekt, gjatë dekadave të fundit, diskutimet kanë vazhduar për çështje të tilla si a mundet të përshkruhet vlerësimi parashikues si një formë e vlerësimit apo është mirë të vlerësohet  si një ndër funksionet e tij.