12. Organizimi i debateve

Living Democracy » Textbooks » 12. Organizimi i debateve

Një debat na bën të vetëdijshëm për mendimet e ndryshme në lidhje me një temë dhe për të kuptuar avantazhet dhe dizavantazhet e çështjeve të diskutueshme. Për një debat, është e nevojshme prania një çështje kundërshtuese, për të cilën mund të përgjigjemi me po ose jo. Në një demokraci, ka gjithmonë  më shumë se një zgjidhje ose një mendim.

Dy opinione – një debat

Ja se si funksionon:

  • Ndani klasën tuaj në dy grupe. Njëri grup është “pro” çështjes, grupi tjetër është “kundër” çështjes.
  • Secili grup gjen argumente5 për të mbështetur qëndrimin e tij. Ata duhet të mbledhin edhe argumentet e kundërta me ato të grupit tjetër.
  • Shënoni argumentet tuaja duke përdorur fjalë kyçe.
  • Secili grup cakton dy folësit.
  • Debati organizohet në tri pjesë: raundi i hapjes, debati i hapur dhe raundi i mbylljes.
    • Raundi i hapjes: Secili folës shpjegon saktë dhe shkurtimisht argumentet e tij. Grupi “pro”  dhe “kundër”6 paraqesin me radhë argumentet e tyre.
    • Debati: folësit paraqesin argumentet e tyre dhe përpiqen të kundërshtojnë me anën e argumenteve.
    • Raundi i mbylljes: ky raund ka të njëjtën procedurë me  atë të hapjes. Çdo person ka mundësi për të përmbledhur mendimin e tij ose të saj.

Mbajtësi  i kohës

  • Zgjidhni dikë nga klasën tuaj që jetë përgjegjës për mbajtjen e kohës gjatë debatit.
  • Raundi i hapjes duhet të zgjasë jo më shumë se tetë minuta (çdo person mund të flasë për dy minuta).
  • Debati duhet të zgjasë jo më shumë se gjashtë minuta.
  • Raundi i mbylljes duhet të zgjasë jo më shumë se katër minuta (një minutë për person).
  • Në qoftë se dikush shkon përtej kohës së caktuar, mbajtësi i kohës i bie ziles.

Vëzhguesit

Nxënësit që nuk janë folës vëzhgojnë se çfarë ndodh. Pas debatit, edhe ata thonë  atë që kanë vënë re, duke përdorur pikat e mëposhtme si bazë:

  • Cilat janë argumentet që u prezantuan?
  • Kush është përgjegjës për zbatimin, çfarë do të zbatojë dhe si?
  • A ju lejua çdo kryetari të fliste, apo u ndërpre?
  • Si u përpoqën folësit e ndryshëm t’ua transmetonin mesazhin të pranishmëve?
  • Cilët ishin argumentet bindës?
  • Çfarë shembuj argumentesh të mirë u prezantuan?
  • Cilat fjalë u përdorën më shpesh?
  • Si folën folësit (duke përdorur edhe gjuhën e trupit, zërin e lartë, uljen dhe ngritjen e tij etj.)?

 

Të fshehtat e nëntë koncepteve kyçe

V2_P15_ALB

 

5. Argumenti: një deklaratë që formulohet për të mbështetur një kërkesë.
6. Pro ​​dhe kundër: kjo do të thotë “në mbështetje” të një pikëpamjeje  dhe “kundër kësaj pikëpamjeje”.