Instrumenti 2: Të mësuarit në bashkëpunim

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 2: Të mësuarit në bashkëpunim

Kjo formë e mësimit nuk ka të bëjë thjesht me mundësinë e nxënësve për të punuar  në grupe me shpresën se puna, deri diku, do të kryhet. Ajo çka nënkuptohet me këtë është një proces të mësuari i zhvilluar sipas një modeli ose forme të caktuar, që është “transferuar”  në fushën e të mësuarit social për shkak të mungesës së evidentimit të suksesit të njohjes. Megjithatë, shprehja “të mësuarit bashkëpunues”, është i përqendruar në arritjen e nxënësve.

Shpërndarja e qartë e roleve ndërmjet anëtarëve të grupit është një parakusht për mësimin e suksesshëm sipas modelit bashkëpunues. Në këtë pikë, detyra formale që sigurojnë statuse të barabarta shpërndahen dhe praktikohen mes anëtarëve dhe kjo çon në një të mësuar  të suksesshëm. Kjo, megjithatë, e bën të qartë se, jo çdo detyrë është e përshtatshme për këtë lloj të mësimdhënieje dhe, për këtë arsye, këtu nuk nënkuptohet  një marrëdhënie e polarizuar midis formave të mësuarit në bashkëpunim dhe mësimdhënies me mësuesin në qendër. Në këtë model të mësimdhënies, mësuesi luan një rol të qartë dhe kuptimplotë. Suksesi i të mësuarit bashkëpunues, si e kanë treguar shumë krahasime të orëve, është i varur nga elementet themelore. Procedurat e mëposhtme duket se janë provuar dhe testuar nga shumë mësues:

Mësimi bashkëpunues: Si të ecet në organizimin e një grupi

1.       Emrat e anëtarëve të grupit vihen në listë sipas alfabetit

2.       Çdo personi në grup i caktohet një prej  roleve të mëposhtme

Moderatori: Ky person siguron që të gjithë anëtarët e grupit e kuptojnë detyrën dhe është edhe zëdhënësi i grupit.

Raportuesi: Ky person organizon paraqitjen e produktit përfundimtar.

Menaxheri i materialeve: Ky person siguron që të gjithë materialet e domosdoshme janë në dispozicion dhe sigurohet që gjithshka është pastruar në fund të punës.

Planifikuesi: Ky person siguron që grupi e menaxhon kohën e tij mire dhe kontrollon që grupi t’i qëndrojë besnik afateve të vendosura. Ky sigurohet që grupi të planifikojë veprimtarinë e tij në një mënyrë të arsyeshme në fillim të caktimit të detyrës dhe ta adoptojë atë sipas situatave.

Ndërmjetësi: Ky person zgjidh çdo problem brenda grupit.

3. Rregullat

a) Disa anëtarë të grupit kanë detyra/role të veçanta, por çdo person i veçantë është përgjegjës për të gjithë procesin dhe rezultatet e grupit.

b) Nëse një pyetje duhet t’i drejtohet mësuesit ose drejtuesit të nxënësve, atëhere i gjithë grupi duhet të vendosë se cila pyetje duhet të drejtohet. Në këtë mënyrë, grupi vendos për  pyetjen në mënyrë kolektive. Drejtuesi nuk i përgjigjet ndonjë pyetjeje individuale gjatë procesit të grupit.

Çdo grup është përgjegjës për prezantimin. Çdo anëtar i grupit është përgjegjës për përgjigjet e çdo pyetjeje

Mësuesit të cilët punojnë me metodat e grupit deklarojnë se shpesh merr kuptim mbajtja e roleve nga nxënësit për një periudhë më të gjatë kohe. Kjo i ofron atij njëlloj sigurie, shpejton të mësuarit, dhe përmirëson rezultatet në grup.