3.2 Gjashtë vëllimet e EQD/EDNJ në projekte shkollore, njësi mësimore, koncepte, metoda dhe modele

Living Democracy » Textbooks » 3.2 Gjashtë vëllimet e EQD/EDNJ në projekte shkollore, njësi mësimore, koncepte, metoda dhe modele

Në shumë vende, mësuesit kanë nevojë për ndihmë në zbatimin eEQD/EDNJ.  Kjo është arsyeja përse Këshilli i Europës  vazhdimisht harton manuale për mësuesit për edukimit qytetar dhe të të drejtave të njeriut.

Educating_democracy_EN.pdf

 

 

Vëllimet janë botuar nëpartneritet me  Universitetin e Edukimit të Mësuesve tëZurich-ut, Projekte Ndërkombëtgare në Arsim.Agjencia zviceriane  për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbështeti financiarisht së bashku me Këshillin e Europës botimin e manualeve. Ky libër, Vëllimi  I, Edukimi për Demokraci –Materiale mbështetëse për mësuesit,është i pari në serinë e gjashtë vëllimeve. Në faqen parardhëse gjëndet një pamje e përgjithshme  e të gjashtë vëllimeve dhe e grupeve për të cilat ato janë përgatitur. Manualet përmbajnë njësi mësimore për të gjitha nivelet e shkollimit dhe kanë si qëllim nxitjen dhe zhvillimin e qytetarisë aktive,  të bazuar në të mësuarit që ka në bazë pjesëmarrjen dhe detyrën. Karakteristikë e këtyre manualegve është se ata janë produkt i një projekti Europian. Ideja dhe version i parë i tyre u zhvillua nga nga mësuesit e Bosnje- Herzegovinë, të cilët morën vetë pjesë në përgatitjen e manualeve. Autorët dhe redaktorët përgjegjës për variantin e fundit janë nga vende të ndryshme tëEuropës. Manualet janë testuar  dhe rishikuar nga një numër i madh specialistësh me prejardhje të ndryshme kulturore. Në shpresojmë qëato të jenë të dobishëm për mësuesit dhe nxënësit në të gjithë Europën.