Instrumenti 9: Si të krijojmë postera

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 9: Si të krijojmë postera

 

Një poster ju lejon të regjistroni punën tuaj dhe ta paraqisni atë për shokët e klasës suaj. Është e rëndësishme që një poster të organizohet në një mënyrë që të tërheqë vëmendjen e njerëzve. Ai duhet t’i bëjë vëzhguesit kurioz për të mësuar më shumë.
Në një grup të vogël, shqyrtoni karakteristikat e rëndësishme të një posteri të suksesshëm dhe mendoni  elementet që  mund t’i integroni në posterin tuaj.
Nëse e keni përgatitur tashmë posterin tuaj, ju mund t’i përdorni këto karakteristika si një listë e plotë për të vlerësuar një poster tjetër.

Listë e  kritereve

Titulli: duhet të jetë i shkurtër dhe interesant; i dukshëm edhe në distancë.
Shkrimi: duhet të jetë  i madh dhe i lexueshëm. Në qoftë se përdorni kompjuterin, mos përdorni shumë fonte të ndryshme. Shkruani fjali të shkurtra që janë të dukshme  edhe nga distancat që mundëson klasa.
Pikturat, fotografitë, grafikët: këto duhet të mbështesin atë që ju keni për të thënë dhe ta bëjnë posterin interesant. Përqendrohuni vetën në ato që janë mbresëlënëse.
Prezantimi: ku duhet të vendosen titulli, nëntitujt, pikat, simbolet, kutitë, fotografitë ose grafikët? Skicoheni posterin tuaj para se të filloni.
Montojini ato me kujdes: posteri duhet të plotësojë/mbushë formatin e zgjedhur, por nuk duhet të jetë shumë i ngjeshur.