Instrumenti 6: Organizimi i intervistave dhe anketave

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 6: Organizimi i intervistave dhe anketave

Informacionin për një temë ju mund ta siguroni kur  pyesni njerëzit për njohuritë e tyre për  temën ose kur u kërkoni mendimin e tyre.
Ju mund të pyesni:

  • specialistët – në qoftë se dëshironi të gjeni diçka të veçantë në lidhje me një temë;

ose

  • njerëz të cilët nuk kanë ndonjë përvojë specifike për këtë temë, por ju keni interes të dini se çfarë mendojnë ata për temën tuaj.

Intervistat ose vrojtimet bëhen më të mirë së bashku në një grup të vogël. Në këtë mënyrë ju mund të ndihmoni njëri-tjetrin me pyetje dhe me regjistrimin e përgjigjeve.
Shkoni përmes këtyre pikave në listë:

  • Shkruani një përgjigje të shkurtër për çdo pyetje.
  • Shënoji pyetjet për të cilat nuk keni marrë përgjigje.
  • Diskutoni çdo pyetje të hapur me klasën tuaj.

Hapat për t’u ndërmarrë

1. Qëllimi
  • Cila është tema jonë? Çfarë duam të dimë?
  • Si duhet të duket produkti ynë final?
2. Përgatitja
  • Kush duhet të intervistohet? Sa persona? A luan ndonjë rol mosha ose gjinia?
  • Si t’i zgjedhim personat e duhur?
  • Kur duhet të zhvillohet intervista/sondazhi?
  • Si duhet të zhvillohet ajo?
  • Kush duhet të informohet ose prej kujt duhet të marrim leje?
  • Si do të regjistrohen përgjigjet (të regjistrohen në kasetë, shënime, pyetësorë)?
3. Pyetjet
  • Çfarë pyetje duhet të drejtojmë?
  • Sa pyetje mund të drejtojmë? Sa kohë kemi në dispozicion?
  • Vendosini pyetjet së bashku për të formuar një pyetësor.
4. Kryerja e vrojtimit/intervistës
  • Si të fillojmë me pyetjet?
  • Si t’i ndani rolet në grup (drejtimi i pyetjeve, regjistrimi i përgjigjeve, fillimi dhe ndalimi i regjistrimit)?
  • Si ta përfundojmë intervistën?
5. Vlerësimi
  • Nëse  keni intervistuar një specialist, mendoni për gjërat më të rëndësishme që ai  tha dhe nxirrini ato në pah.
  • Nëse keni pyetur disa njerëz për të njëjtën temë dhe do të doni të dini se sa njerëz dhanë përgjigje të ngjashme, i  gruponi  përgjigjet për këtë qëllim.
6. Prezantimi

Vendosni nëse prezantimi do të jetë:

  • për t’u  ndarë me klasën;
  • për të shkruar një artikull gazete;
  • për të krijuar një poster;
  • për diçka tjetër.