Mësimi 2: Kjo është si e bëjmë ne

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Kjo është si e bëjmë ne

Çfarë zgjidhjesh kemi për problemet?

Objektivat e mësimit Nxënësit reflektojnë rreth mekanizmave të zgjidhjes së konflikteve dhe krijojnë kuptimin e tyre për këndvështrimet, personalitetet dhe sjelljet e ndryshme që ekzistojnë.
Detyrat e nxënësve Nxënësit japin mendimet e tyre rreth problemeve dhe ofrojnë propozime për zgjidhjet.
Burimet Tabelë, lapsa.
Metodat Punë në grupe.

Përshkrimi i mësimit

Mësuesi, paraqet përsëri listën e problemeve ose të konflikteve nga mësimi 1. Ata  ulen në grupe
me nga katër vetë dhe  zgjedhin dy probleme ose konflikte nga lista për të punuar në grupin e tyre.
Secili grup punon me dy probleme ose konflikte të ndryshme.

Nxënësit diskutojnë idetë e tyre   për zgjidhjen e konflikteve ose problemeve në mënyrë që zgjidhjet të ndikojnë vetëm grupin ose personin e synuar (në varësi të faktit, nëse problemi hyn në kategorinë e problemeve të përbashkët apo atë individual).

Nxënësit shkruajnë idetë e tyre, dhe ilustrojnë një poster me dy probleme ose konflikte dhe me
mënyrat e mundshme për zgjidhjen e tyre. Ata nënvizojnë zgjidhjet që parapëlqen grupi.