2 – Fletë pune 5: Të rishikojmë disiplinën dhe rregullin nga një pikapamje demokratike

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 5: Të rishikojmë disiplinën dhe rregullin nga një pikapamje demokratike
  • Rregulli është i domosdoshëm në të gjitha rrethanat. Një grup pa rregull dhe pa rregulla bazë nuk mund të jetë demokratik.
  • Kufizimet janë të nevojshme. Rregulla mund të jenë të gabuara ose jo të përshtatshme, por për sa kohë nuk janë zëvendësuar, ato duhen zbatuar. Megjithatë, duhet të  ekzistojë mundësia që ato të ndryshohen.
  • Që në fillim, fëmijët duhet të marrin pjesë në vendosjen e rregullave dhe në detyrimin për t’i zbatuar ato. Vetëm në këtë mënyrë, do të jetë e mundur të identifikojnë veten me to. 
  • Një komunitet klase nuk mund të funksionojë pa besimin dhe respektin e ndërsjellë. Në disa raste, mund të jetë e vështirë të krijohet një klimë e tillë.
  • Shpirti i ekipit duhet të zëvendësojë atë të konkurrencës.
  • Klima miqësore është jetësore për klasën.
  • Shprehitë sociale të mësuesit janë ndihmesë e rëndësishme për klimën e klasës (lidershipi demokratik, zhvillimi i ndjenjës së përkatësisë në grup, ndërtimi i marrëdhënieve etj.)
  • Komunikimi në grup është realitet i përhershëm i një klase të drejtuar në mënyrë demokratike.
  • Nxënësit, si djemtë dhe vajzat, duhet të nxiten të eksplorojnë diçka të re dhe të mësojnë nga gabimet.
  • Në klasë e në shkollë, brenda disa kufijve, duhet të ekzistojë mundësia  për të ushtruar liritë. Vetëm në këtë mënyrë, do të mund të zhvillohet edhe përgjegjësia individuale.
  • Disiplina dhe rregulli do  të pranohen dhe do të zbatohen me vullnetin më të mirë, nëse  ato do të ndihmojnë individin të shprehet lirisht dhe nëse ato mbështetin grupin në zhvillimin e marrëdhënieve  dhe të kushteve të kënaqshme të punës.