Ushtrimi 5.4. – Roli i ligjit

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 5.4. – Roli i ligjit
Objektivat mësimore

Filozofët e lashtë kanë përdorur vlera të ndryshme në përcaktimin e qëllimit të ligjit.

Zgjedhjet e vlerave të ndryshme kanë lidhje me sistemet politike dhe shoqërore të ndryshme.

Teoria siguron kuadrin për përsiatjen mbi përvojën e përditshme, ku zgjedhjet e vlerave tona udhëhiqen po nga interesat tona.

Nxënësit janë të nxitur të bëjnë zgjedhje të kujdesshme në lidhje me vlerat brenda kornizës së të drejtave të njeriut, t’ia nënshtrojnë krahasimit dhe diskutimit dhe t’i zbatojnë në jetën e përditshme ato.

Burimet Në një fletë të madhe letre shkruhen konceptet e ndryshme të rolit të ligjit dhe ato paraqiten në mur (shih M 1 te pjesa e materialeve).

Procedura

  1. Nxënësit formojnë grupe me nga tre ose katër veta. Atyre u jepen fletët e punës, me një listë  rregullash të sjelljes (shih M 2 te pjesa e materialeve).
  2. Secili grup duhet të bëjë lidhjen e rregullave të sjelljes me konceptin themelor të ligjit (10 minuta).
  3. Mësuesi kontrollon rezultatet e tyre.
  4. Nxënësit zgjedhin konceptin për të cilin janë më shumë të bindur.
  5. Nxënësit zgjedhin konceptin për të cilin janë më pak të bindur.

Zgjerim

Reflektimi në klasë:

  • A përkojnë rregullat që i zbatoni në jetë me zgjedhjen tuaj?
  • A i njihni rregullat që kanë të bëjnë me zgjedhjet që i keni hedhur poshtë? I keni kundërshtuar ato? Pse? Çfarë keni bërë?

Reflektim me shkrim:

  • Me cilin koncept të ligjit përkushtoheni më shumë dhe pse?
  • Bëni të ditur pesë rregulla të jetës së përditshme që iu përmbaheni.

Materialet

M 1: Konceptet themelore të ligjit

  1. Qëllimi i ligjit është t’ua ndalojë personave të nëpërkëmbin të drejtat e njerëzve të tjerë (Aristoteli).
  2. Qëllimi i ligjit është që t’i japë secilit atë që meriton (Aristoteli).
  3. Qëllimi i ligjit është krijimi i një shoqërie të përsosur (Platoni).
  4. Ligji shërben për të parandaluar dëmin që u bëhet individëve nga padrejtësia (Glaukon).
  5. Ligji duhet të shërbejë për të mbrojtur interesat e atyre që qeverisin (Trasimakus).
  6. Roli i ligjit është të ruajë paqen shoqërore duke siguruar mirëqenien e të gjithëve dhe për të detyruar zbatimin e asaj që është e dobishme për shoqërinë (Protagora).
  7. Qëllimi i ligjit është mbrojtja e më të dobëtëve.

M 2: Rregullat

  1. Njerëzit që kanë keqtrajtuar fëmijët e tyre do të burgosen.
  2. Shteti u siguron të papunëve të ardhura që u lejojnë të mbijetojnë.
  3. Përparësí për punë do të kenë studentët që kanë nota të mira.
  4. Të gjithë punëtorët duhet të kontribuojnë diçka nga të ardhurat e tyre për të plotësuar nevojat e të papunëve.
  5. Çdo veprim i kryer nga personi që i shkakton një dëm personit tjetër, e detyron të parin ta dëmshpërblejë atë për atë veprim.
  6. Mësuesit do të sigurohen që nxënësit të dinë se ligjet e shoqërisë tonë, duke qenë ligjet më të mira, janë të padhunueshme.
  7. Të gjitha ata persona që shfaqin kundërshtimin ndaj organizimit të shoqërisë do të dërgohen në një qendër riedukimi.
  8. Lejohen vetëm veprimtaritë e lejuara nga shteti në emër të  mirëqenies së të gjithëve.
  9. Vetëm tatimpaguesit kanë të drejtën e votës.
  10. Të gjithë të rinjtë duhet t’u përkasin organizatave shtetërore në mënyrë që të merren me punë të dobishme.
  11. Shoqëritë tregtare duhet të vendosin filtra kundër ndotjes tek oxhakët.
  12. Askujt nuk i lejohet të përhapë ide që nuk pranohen si të vlefshme nga qeveria.
  13. Shteti ka të drejtë të shpronësojë, nëse është e nevojshme për interesin e përbashkët.
  14. Drejtuesit e shoqërive tregtare gëzojnë të drejtën të organizojnë shërbimet private të sigurisë.
  15. Nuk lejohet hyrja në shtëpinë e dikujt tjetër, pa lejen e tij ose të saj.