Instrumenti 10: Si të organizojmë ekspozita

Living Democracy » Textbooks » Instrumenti 10: Si të organizojmë ekspozita

Një ekspozitë ndihmon grupet e nxënësve të paraqesin punën e tyre në mënyrë që të tjerët (klasa ose mysafirë të ftuar) mund të marrin një ide se çfarë kanë bërë grupet. Lista e plotë e mëposhtme mund t’ju ndihmojë  të planifikoni dhe të organizoni një ekspozitë.

Listë e plotë

1. Çfarë duam të tregojmë?
  • Cili është mesazhi kryesor që përpiqet të përçojë ekspozita jonë?
  • Çfarë titulli mund t’i vëmë ekspozitës sonë?
2. Cila është audienca?
  • Fëmijët dhe mësuesit nga shkolla jonë?
  • Prindërit dhe vëllezërit e motrat?
  • Klientë nga një zyrë turistike?
3. Ku do të organizohet ekspozita?
  • Në klasë ose diku në shkollë?
  • Në një vend publik (për shembull, në bashkinë e qytetit)?
  • A do të ketë hapësirë dhe dritë të mjaftueshme?
  • A do të jemi në gjendje të kemi infrastrukturën e nevojshme?
4. Si mund të organizojmë një ekspozitë të paharrueshme?
  • A do të lejoj prekjen e modeleve dhe objekteve?
  • A do të lejoj hapësirë për të luajtur, për të provuar gjërat, vëzhgimin ose eksperimentimin?
  • A do të lejoj të luhet muzikë apo do të luaj vetë?
  • A do të ofroj ushqime të lehta?
  • A do të siguroj ciceronë nëpër ekspozitë?
  • A duhet të krijoj një fletëpalosje si udhëzues për ekspozitën?
  • A do të organizoj një garë ose një kuic?
5. Kush duhet të njoftohet paraprakisht?
  • Mësuesit e shkollës sonë?
  • Kujdestarët?
  • Anëtarët e bordit të shkollës?
  • Drejtori i shkollës?
  • Ekspertë të cilët mund të na ndihmojnë?
  • Të ftuarit?
6. Çfarë duhet të bëjmë?
  • Të krijojmë  një listë të plotë personale?
  • Të krijojmë  një listë të materialeve?
  • Të krijojmë  një plan kohor (kush do të jetë përgjegjës për gjithçka dhe kur duhet t’i realizojë)?
  • A duhet të dimë sa para kemi në dispozicion dhe sa është përdorur?
  • A duhet të krijojmë një fletëpalosje ose një ftesë?
  • A duhet të informojmë gazetat lokale?
7. Si do të vlerësohet ekspozita?
  • Cilat janë kriteret më të rëndësishme?
  • Kush do të vlerësojë ekspozitën (mësuesit, shokët e klasës, të ftuarit)?