Ushtrimi 1.2. – Të drejtat, përgjegjësitë dhe rregullat në klasë

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 1.2. – Të drejtat, përgjegjësitë dhe rregullat në klasë
Objektivat mësimore

Kjo veprimtari paraqet një qasje «hap pas hapi», për t’u përdorur me nxënësit, në mënyrë që të vendosin ato rregulla të pranuara në mënyrë demokratike për grupin e tyre në klasë.

Nxënësit kuptojnë që ndihmesa e tyre është e rëndësishme dhe se ata kanë mundësi të ndikojnë në hartimin e rregullave. Ata zhvillojnë ndjenjën e «pronësisë» dhe përjetojnë pjesëmarrje aktive në mjedisin e bashkësisë së klasës si mikro-shoqëri.

Nxënësit ndërgjegjësohen për lidhjet mes të drejtave, përgjegjësive dhe rregullave (të cilat nënkuptojnë ligjet në kontekstin e klasës).

Fletë të mëdha letre të ndara në tri pjesë të barabarta.

Burimet Fletë të mëdha letre të ndara në tri pjesë të barabarta.

 

Procedura

  1. Duke përdorur «lojë» grup-formuese (p.sh., duke shpërndarë karta që përputhen për të formuar grupet e zhonglerëve, violinistëve etj.) Klasa ndahet në tri, gjashtë ose nëntë grupe, në varësi të madhësisë së saj. Secili grup nuk duhet të ketë më shumë se pesë nxënës. Secili nga grupet është  A, B ose C.
  2. Çdo grup cakton një zëdhënës. Mësuesi kërkon nga grupet mendime të shkurtra: si e kanë zgjedhur zëdhënësin e tyre?
  3. Çdo grup ka një fletë letre të ndarë në tri pjesë. Duke përdorur një të tretën e sipërme të letrës, nxënësit shënojmë ato që besojnë se janë të drejtat e çdo individi (duke përfshirë mësuesin) në klasën e tyre. Ata duhet të shënojnë çdo sugjerim dhe çdonjëri prej tyre duhet numëruar.
  4. Nxënësit japin mendime e tyre, duke u bazuar në pyetjet vijuese: A mendoni se e keni kryer mirë detyrën? Çfarë ju ndihmoi të gjithëve në atë që bëtë? Çfarë ju pengoi?
  5. Nxënësit ia kalojnë punën grupit tjetër (A tek B, B te C, C tek A).
  6. Duke u bazuar në pyetjet në vijim, secili grup merr parasysh listën e të drejtave të krijuara nga grupi paraardhës: Çfarë përgjegjësish kemi ne për të respektuar këto të drejta? Çfarë duhet të bëjmë? Si nuk është mirë të sillemi? Për shembull: «Çdokush ka të drejtë të dëgjojë dhe ta dëgjojnë.» – «Kemi përgjegjësi për t’i dëgjuar të tjerët.»
    Nxënësit, duke përdorur të njëjtët numra, si ato që janë përdorur në pjesën që flet për të drejtat, hedhin me shkrim një përgjegjësi përkatëse (nëse u vjen në mendje një prej tyre) në të tretën e mesme të fletës.2
  7. Ndërhyrja e mësuesit: Rregulla për hir të rregullave.
    • Vendosni disa rregulla që të shfaqen dukshëm në klasë.
    • Rregullat duhet të jenë të formuluar në mënyrë pozitive: “Bëni diçka”, në vend të “Mos bëni diçka”.
    • Rregullat duhet të jenë të veçanta dhe të përshkruajnë sjelljen e kërkuar; p.sh. e drejta për të dëgjuar; ne kemi përgjegjësinë për të dëgjuar; rregulli: heshtni kur të tjerët janë duke folur.
  8. Nxënësit e kalojnë fletën e letrës përsëri. Grupet i mbajnë parasysh të gjitha të dhënat nga dy grupet e tjera dhe merren vesh mbi një maksimum prej pesë rregullash. Këto shkruhen me shkronja të theksuara në të tretën e poshtme të letrës. Ky grup rregullash shkëputet dhe mbërthehet në mur. Zëdhënësi i çdo grupi shpjegon rregullat e tyre gjithë klasës.
    Mësuesi udhëheq diskutimin. Nxënësit identifikojnë rregullat e tepërta dhe merren vesh për kopjen(t) që do të fshijnë. Disa grupe mund të mos jenë të gatshme të lejojnë fshirjen e kontributeve të tyre, ndërsa të tjerët po. Nxënësit duhet të përpiqen të arrijnë një vendim që të pranohet nga të gjithë. Për t’u pranuar puna e të gjithëve, kopjet mund të ruhen për shqyrtim të mëtejshëm.
  9. Votimi i rregullave. Çdo nxënës ka katër “xhetona” për të «shpenzuar» në rregullat që besojnë se duhet të përfshihen në klasë. Votën mund ta hedhin duke i shpërndarë xhetonat  si të duan; për shembull, mund të duan që të gjitha votat t’i hedhin vetëm për një rregull apo t’i shpërndajnë në mënyrë të barabartë. Katër rregullat me numrin më të madh të votave të hedhura bëhen rregullat për klasën e tyre. Ato mund të rivlerësohen, të nënshkruara nga çdo nxënës dhe të shfaqen në mënyrë të dukshme në klasë.
  10. Reflektim. Çfarë ju ka ndihmuar/penguar? Si keni kontribuar në veprimtaritë e zhvilluara? A e kini vënë re dikë tjetër në klasë, i cili ka bërë gjërat që ju ndihmuan? Çfarë bënë ata?
    Për klasën, kjo është mundësia e parë që të zbatojë rregullat e saj dhe t’i mbështetë ato. Mësuesi mund t’i lavdërojë nxënësit që zbatojnë rregullat. Në të gjitha rastet që është e mundur mësuesi duhet t’i shpërfillë ata që nuk i zbatojnë rregullat, sepse kjo do t’i vinte ata në  «qendër të vëmendjes» për arsye të këqija.

 

2. Nganjëherë nxënësit e kanë të vështirë për të gjetur një përgjegjësi për çdo të drejtë.