Mësimi 2: Djem të mirë, djem të këqij?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Djem të mirë, djem të këqij?

What is the position of politicians in a democracy?

Objektivat e mësimit Nxënësit kuptojnë idenë se një person mund të përfaqësojë një grup njerëzish. Ata zhvillojnë më tej kuptimin për konceptin e delegimit të fuqisë dhe përgjegjësisë.
Detyrat e nxënësve Nxënësit krahasojnë mendimet e tyre për skemën e përfaqësimit politik në një demokraci. Ata diskutojnë pikëpamjet e tyre për politikanët duke bërë krahasimin me mendimet e njerëzve të tjerë. Ata kryejnë intervista të shkurtra për të realizuar këtë gjë.
Burimet Skema e përfaqësimit politik, lapsa, letër.
Metoda Punë individuale, punë në çifte, diskutim plenar.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësve iu paraqitet skema e përfaqësimit politik (fleta e punës). Mësuesi prezanton
konceptin e delegimit brenda shtetit dhe shpjegon se kryetarët e shteteve  janë njëlloj si krerët e klasës. . Ata kanë pushtet të deleguar drejt tyre.

Mësuesi shpjegon skemën dhe sistemin e përfaqësimit.
Procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve është i ndryshëm në sisteme të ndryshme shtetërore (për shembull, në një demokraci të drejtpërdrejtë ose një demokraci të përfaqësuar).

Duke punuar individualisht, nxënësit plotësojnë hapësirat në fletën e punës. Pastaj formojnë çifte dhe diskutojnë dhe shkëmbejnë informacionin që kanë për politikanët. Pyetjet e mëposhtme mund të jenë të dobishme për këtë qëllim:

  • Çfarë mendoni për politikanët?
  • Cilin politikan njihni ju?
  • Çfarë duhet të bëjnë politikanët?
  • Çfarë nuk duhet të bëjnë politikanët?
  • Pse kaq shumë njerëz mendojnë se politikanët janë të këqij?

Në vijim, nxënësve u jepet detyrë të zhvillojnë  intervista dhe të pyesin njerëz të tjerë për mendimet e tyre  për  politikanët dhe kompetencat e tyre. Nxënësit shkruajnë pyetjet për pjesëtarët e familjes së tyre, për rrethin e miqve dhe komunitetin që i rrethon. Mësuesi i udhëzon ata të mbajnë shënime përgjigjet e njerëzve. Disa prej pyetjeve të  intervistës mund të jenë:

  • Cilat janë kompetencat që  duhet të ketë një politikan?
  • Pse mendoni se politikanët shpesh konsiderohen si të këqij?
  • Çfarë karakteristikash duhet të ketë një politikan?
  • Çfarë karakteristikash nuk duhet të kenë?

Nxënësit i kryejnë intervistat pas mësimit dhe i sjellin rezultatet në mësimin e ardhshëm.