2.1 Detyra

Living Democracy » Textbooks » 2.1 Detyra

Fillimi dhe mbështetja e proceseve mësuarit të fëmijëve është një nga detyrat më mbresëlënëse ofron profesioni i mësuesit – por edhe një nga më kërkuesit!
Mendimet dhe idetë tuaja për  proceset e stileve së të mësuarit, janë si të thuash, shtylla kurrizore e përpjekjeve të planifikimit. Nëse nuk keni një ide mjaft të qartë se cilat procese të të mësuarit përdorin nxënësit tuaj si individë për të arritur objektivat e mësimitju (dhe/ose ata) keni vendosur të arrini, ju nuk do të keni mundësi të planifikoni, si duhet, mënyrat dhe mjedisin e të mësuarit, aktivitetet e të mësuarit, detyrat dhe metodat e punës.
Ballafaqimi me pyetjen, se si e mësojnë diçka më mirë nxënësit si individë, është një detyrë që konsumon shumë kohë dhe shpesh herë e vështirë. Por, kushdo që i kushton kohë dhe përpjekje kësaj çështje, që e diskuton me nxënësit, dhe më në fund e vlerëson dhe reflekton për  përvojën e grumbulluar për të, me kalimin e kohës, do të zhvillohet e kthehet në ekspert të të mësuarit. Proceset e të mësuarit janë komplekse, dhe suksesi dhe përsosja e tyre varet nga shumë faktorë.