Ushtrimi 4.4. – Mbresat e para

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 4.4. – Mbresat e para
Objektivat mësimore

Nxënësit janë në gjendje të identifikojnë stereotipat dhe bëhen të vetëdijshëm rreth larmisë së përshtypjeve dhe perceptimeve që njerëzit kanë për njëri-tjetrin.

Nxënësit praktikojnë të dëgjuarit aktiv dhe mësojnë respektin ndaj të tjerëve.

Burimet Fotografitë e njerëzve që mund të shkaktojnë reagime të ndryshme te nxënësit janë ngjitur në një tabak  të madh letre (mësuesi duhet të zgjedhë karaktere shumë të ndryshme duke pasur si kriter: moshë, kulturën, grupin etnik etj.).

Procedura

  1. Nxënësit formojnë një rreth. Mësuesi i jep çdo nxënësi një fletë letre.
  2. Mësuesi kërkon çdo nxënësit të shohin  fotografinë e tij:
    – «Unë shikoj…»
    – «Unë mendoj se…»
    – «Unë ndihem…»
  3. Nxënësit shkruajnë përshtypjen e tyre të parë në fund të faqes. Atë e palosin në mënyrë që të fshehin tekstin dhe fletën e kalojnë te personi në të majtë të tyre.
  4. Kjo vazhdon derisa të gjitha fletët përshkojnë shpejt rrethin e nxënësve.
  5. Nxënësit krahasojnë përshtypjet e tyre të para:
    – Si ndryshonin apo ishin të ngjashme përshtypjet tuaja të para?
    – Çfarë të tërhoqi te përshtypja juaj e parë?
    – Cilat aspekte nuk ju tërhoqën vëmendjen dhe pse?
    – Çfarë ju tregoi kjo veprimtari për veten tuaj?

Zgjerim

Ky ushtrim mund të bëhet me një numër shumë të vogël fotografish ose edhe vetëm me një të tillë, ose me një video etnografike. Çdo nxënësi mund t’i kërkohet të shkruajë përshtypjet në një copë letër.

Mësuesi mund të japë informacion për kulturat e tjera: ushqimi, muzika, përbërja familjare etj.